Tashmë nga data 1 qershor plazhet do të jenë të hapura për hotelet.
Gazetari Gjergj Figuri në një lidhje për “ACB News” theksoi se biznesmenë të resortëve janë ende të paqartë për zbatimin e protokolleve.
Në Shëngjin hotelet kanë nisur përgatitjet për të pritur pushuesit, edhe pse bëhet me dije se nuk kanë informacion se si do të menaxhohet situata.
Pronari i një hoteli në Shëngjin tha për “ABC News”, Besnik Sula tha se ende nuk janë të përgatitur për hapësirat e jashtme, ndërsa shtoi se protokollet duhet të ishin më të sqaruara.
Gjithashtu ai u shpreh se vitet e kaluar fundjavat kanë qenë shumë premtuese, por tashmë situata është më e vështirë.
Ndërkohë gazetari Elton Nika raporton nga qyteti i Vlorës gjendjen e situatës përgjatë vijës bregdetare. Hotelet tashmë edhe në Vlorë kanë nisur punën, por administratorët e hoteleve janë shprehur se janë ende të paqartë se cila zonë do të administrohet nga hotelet dhe se cila do të mbetet plazh publik.
Problem mbetet fakti se ende nuk kanë një leje nga institucionet vendore nga bashkitë e qytetit. Pra duhet një leje e posaçme edhe nga Bashkia e Vlorës e cila pritet të jepet në ditët në vijim./abcnews.al