Hotelet në Vlorë akomodojne 300 durrsakë, banorët  e rretheve të tjera mbledhin ndihma

schedule15:51 - 27 Nëntor, 2019

schedule 15:51 - 27 Nëntor, 2019

Rasti i fundit i tërmetit tregoi se sa solidarë janë shqiptarët. Por kjo ndihmon vetëm në momentet e para. Qytetarët dhe binzeset në pjesën më të madhe të vendit kanë ofruar ndihma sipas mundësive. Në Vlorë akomoduar dhe numri më i lartë i durrësakëve që në mënyrë të organizuar e kanë kaluar natën në hotelet e qytetit bregdetar.

Janë akomoduar në hotele 300 banorë ka ende mundëi për tu akomoduar të tjerë”

Vetë të dëmtuarit nga tërmeti janë ende të tronditur, por e kanë të qartë që akomodimi në Vlorë në hotele do të jetë i përkohëshëm dhe duhet një zgjidhje më e shpejtë nga qeveria për sa kohë që ata kanë punën në Durrës dhe fëmijët e tyre shkollat dhe kopshtet.

Gjithashtu qytetarët vlonjatë kanë mbledhur ndihma për të dëmtuarit dhe këshilltarët bashkiakë do dhurojnë rrogën e muajit nëntor.

Edhe në Fier ndihmat ushqimore nga qytetarët kanë qënë të shumta. Rreth 30 tonë ato janë nisur drejt Durrësit dhe Thumanës.

Gjirokastritët i janë përgjigjur thirrjes të vendorëve për ndihma ushqimore dhe veshmbathje.  Edhe disa institucione kanë vendosur që të organizohen dhe të mbledhin ndihma.https://www.youtube.com/watch?v=kvcrq-ndFtU&feature=youtu.be

Ushqime janë mbledhur dhe në Elbasan apo rrethe të tjera të vendit.

Në Durrës jetojnë dhe shumë banorë me origjinë nga Kosova dhe mendohet se rreth 400 kanë shkuar drejt shtetit fqinj për tu akomoduar deri sa qeveria të gjejë një zgjidhje e përhershme./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!