Shtyhet me 2 vite afati për përjashtimin e hoteleve luksoze nga tatimi mbi të ardhurat.
Komisioni i Ekonomisë ka miratuar projektligjin e propozuar nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Blendi Klosi i cili shtyn afatin e përjashtimit nga tatimi mbi fitimin për hotelet luksoze më 4 dhe 5 yje duke pasur si synim tërheqjen e brandeve në turizëm
Përfaqësuesja e ministrisë së financave deklaroi se deri më tani hotelet me 4 dhe 5 yje kanë sjellë në ekonomi 5.2 mld lekë
Por për deputeten demokrate Jorida Tabaku përjashtime të tilla janë të dëmshme.Po ashtu edhe deputeti Erjon Braçe ka pasur rezerva per draftin.
Gjatë vitit 2024 Shqipëria priti 11.7 milionë turistë të huaj që vinin kryesisht nga vendet e Europës Perëndimore.