Horrori në Elbasan, zyrtarët e lartë mbërrijnë në vendin e ngjarjes

schedule00:14 - 5 Shkurt, 2022

schedule 00:14 - 5 Shkurt, 2022

ELBASAN – Zyrtarë të krimeve të rënda kanë mbërritur në Drejtorinë e Elbasanit pas ngjarjes që ndodhi në Krrabë ku një person u gjet i shkrumbuar brenda një makine.

Gazetari Aldo Kozarja raporton se në vendin e ngjarjes në aksin e vjetër të rrugës Elbasan-Tiranë kanë mbërritur edhe drejtuesi i prokurorisë z.Kreshnik Ajazi dhe Drejtori i Policisë z. Ardian Çipa.

Ndërkohë pista kryesore ku po hetohet është ajo e një vrasje të mundshme për larje hesapesh. Ndërkohë nuk përjashtohet edhe mundësia e një krimi për shkaqe të tjera. Burime nga policia bëjnë të ditur se zona përdoret nga të rinjtë për të kryer marrëdhënie intime në makinë dhe pikërisht po hetohet edhe në këtë pistë nëse kemi të bëjmë me këtë shkak vrasje./abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!