Horror në SHBA, një 32 vjeçar ekzekutoi tre djemtë e tij të vegjël

schedule12:07 - 21 Qershor, 2023

schedule 12:07 - 21 Qershor, 2023

Një 32 vjeçar amerikan akuzohet se ka vrarë tre djemtë e ij të mitur. Mediat amerikane shkruajnë se ngjarja ka ndodhur një javë më parë në Ohio ku është 32-vjeçari Chad Doerman fillimisht i rreshtoi në oborrin e shtëpisë së tyre dhe më pas i qëlloi me pushkë tre djemtë e tij 7, 4 dhe 3 vjeç.

Ndër të tjera thuhet se një ditë para vrasjes autori kishte postuar foto me tre djemtë e tij në Facebook.

Ndërkohë në momentin e vrasjes një nga djemtë kishte tentuar që të arratisej por ai e ka ndjekur nga pas dhe e ka vrarë para nënës dhe njerkës së tij.

Pak kohë më vonë, policia mori një telefonatë nga një grua që qante dhe bërtiste në telefon “fëmijët e mia kanë vdekur”.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka arrestuar 32-vjeçarin teksa trupat e tre djemve të vegjël ndodheshin në oborr.

Ky është deri tani krimi më rrëqethës dhe më i tmerrshëm që kam parë ndonjëherë. Unë vetëm nuk  mund ta imagjinoj terrorin që këta djem të vegjël ndjenin dhe përjetuan ndërsa babai i tyre, mbrojtësi i tyre, i vrau”, tha i tronditur Prokurori i Qarkut Clermont, Mark Teculve.

Dokumentet e gjykatës thonë se Doerman “rrëfeu vrasjet dhe deklaroi se ai kishte planifikuar vdekjen e djemve të tij për disa muaj”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!