Horror në Korenë e Jugut/ 23-vjeçarja godet 100 herë me thikë një grua nga kurioziteti

schedule14:05 - 24 Nëntor, 2023

schedule 14:05 - 24 Nëntor, 2023

Jung Yoo-jung, 23 vjeç ka qëlluar 100 herë me thikë një grua, në një rast që ka tronditur Korenë e Jugut. Ajo ishte e fiksuar pas krimit dhe serialeve me detektive.

Një gjykatë në Korenë e Jugut dënoi me burgim të përjetshëm 23 vjeçaren, ndërsa ajo pranoi se e kishte vrarë për kuriozitet.

Duke dashur të kryente “vrasje” me çdo kusht, ajo përdori një aplikacion për të takuar një mësuese angleze dhe më pas e goditi për vdekje në shtëpinë e saj në maj.

Vrasja brutale ka tronditur Korenë e Jugut. Jung, e cila jetonte me gjyshin e saj, kishte kërkuar për muaj të tërë viktima, duke përdorur një aplikacion online për të gjetur objektivin e saj.

Ajo kontaktoi më shumë se 50 persona dhe u fokusua te grate. Në maj, duke u paraqitur si nëna e një gjimnazisteje që kishte nevojë për mësime në anglisht, ajo kontaktoi me viktimën 26-vjeçare, e cila jetonte në qytetin juglindor të Busan. Identiteti i saj nuk është bërë i ditur nga policia.

Jung më pas u shfaq në shtëpinë e mësueses e veshur me një uniformë shkolle që ajo kishte blerë në internet, thanë prokurorët. Pasi mësuesja e la të hynte, ajo e sulmoi duke e goditur me thikë më shumë se 100 herë.

Më pas copëtoi trupin e gruas dhe e hodhi në një park të largët pranë një lumi në veri të Busanit.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!