Një ngjarje horror është shënuar në Sissa në Rethymno të Greqisë, ku një kufomë është gjetur pranë zonës detare.
Sipas informacioneve, kufoma është gjetur në gjendje të avancuar të dekompozimit, ndërsa për nxjerrjen nga uji është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve.
Burimet nga mediat greke raportojnë se trupit i mungojnë gjymtyrët e sipërme. Autoritetet tashmë kanë nisur hetimet, duke shqyrtuar provat nga personat e zhdukur. /abcnews.al/