Horror në Greqi! Djali ther nënën dhe njofton vetë policinë: E vrava

schedule19:36 - 2 Shtator, 2021

schedule 19:36 - 2 Shtator, 2021

Një krim makabar ka ndodhur në Greqi pasditen e sotme. Mediat në vendin fqinj shkruajnë se një 48-vjeçar theri nënën dhe më pas njoftoi vetë policinë duke u dorëzuar.

Unë vrava nënën time” tha autori, që dyshohet se vuante nga probleme psikologjike kohët e fundit.

Policia arriti me shpejtësi në vendin e ngjarjes duke gjetur brenda shtëpisë 86-vjeçaren pa shenja jete të mbuluar me gjak dhe djalin që e vrau që i qëndronte pranë duke mbajtur thikën në duar./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!