Horror në Devoll, hyri për të grabitur, hajduti vret në shtëpi nuse e vjehërr, identifikohet nga policia

schedule16:14 - 5 Mars, 2022

schedule 16:14 - 5 Mars, 2022

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë natës në fshatin Progër në Devoll. Vjehërr e nuse Bukurie Bami rreth 80 vjeçe dhe Fatmira Bami rreth 60 vjeçe janë gjetur të vdekura në shtëpi. Ato janë vrarë me sende të forta.

Paraprakisht dyshohet se autori kishte hyrë për të vjedhur në shtëpinë e tyre gjatë natës por me sa duket është dëgjuar nga viktimat dhe është përleshur me to.

Trupat e tyre janë konstatuar nga kryeplaku i fshatit, në banesë, të pajeta dhe me shenja dhune në trup. Abc mëson se viktimat janë vrarë me armë.

Policia ka identifikuar autorin dhe është vënë në ndjekje të tij. Forca te shumta policie ne vendin e ngjarjes, ndërsa është rrethuar e gjithë zona. Nga ana e policisë janë ngritur pika kontrolli dhe me grup hetimor nën drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, kapjen e autorit si edhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Rrethanat e kësaj ngjarje do të sqarohen në vijim nga ana e policisë.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!