ANGLI– Duket e pabesueshme por është e vërtetë.
Një radiografi tronditëse tregon një thikë 14 cm të futur në fytin e një burri pasi ai u godit gjatë një përleshjeje.
I riu i mbijetoi për mrekulli sulmit, por pas kësaj përleshjeje i ndryshoi jeta.
Ai u detyrua t’i nënshtrohej një operacioni për të hequr tehun e thikës që për pak sa nuk i shkaktoi vdekjen.
Ngjarja ndodhi vitin e kaluar gjatë festës së Halloween Anglinë Verilindore. Thomas Brazell e goditi 28 vjeçarin me një thikë kuzhine, por doreza u shkëput, duke i lënë tehun në fyt. Fatmirësisht ai ka shpëtuar.
/abcnews.al