Horoskopi i vjeshtës/ Çfarë kanë parashikuar yjet për muajin tetor, çuditë e eklipsit

schedule09:57 - 1 Tetor, 2024

schedule 09:57 - 1 Tetor, 2024

Astrologu Jorgo Pulla ka parashikuar në “ABC e Mëngjesit” në ABC News se si do të jetë horoskopi për muajin tetor, ku do të jetë më shumë fokusi dhe se çfarë surprizash pritet të sjellë ky muaj për secilën shenjë.

Dashi

Pas shumë vështirësive dhe ndryshimeve që priten të realizohen, ky muaji është momenti më i mirë për të rregulluar situatat. Dashi si shenjë zjarri që është ndonjëherë nga inati i prish të gjitha. Në lidhje me punën është momenti për ta bërë të qëndrueshme. Në dashuri kanë mundësi shumë të mira.

Demi

Afërdita ka nisur udhëtimin e saj përballë shenjës së demit. Demi është shenja më stabël dhe më pozitivja. Në lidhje me karrierën dhe ndryshimin kanë mundësi shumë të mirë me situatat që do të realizojnë. Jep mundësi për të zhvilluar gjëra të mëdha. Mund të marrin një lajm lidhur me pasuritë e paluajtshme. Mund të realizojnë gjëra shumë të rëndësishme. Në lidhje me çështjet shpirtërore është koha për t’u stabilizuar. Shenja pozitive për mund të ishte ujori.

Binjakët

Kanë kohën më të mirë të mundshme sa i përket udhëtimeve apo bisedimeve që ata kanë. Për ata që ndodhen jashtë kanë një ndikim fantastik në lidhje me disa dokumentacione, dhe janë në favorin e tyre. Do të kenë një stabilizim financiar, por duhet të kenë pak vëmendje. Në lidhje me dashurinë mund të kemi binjak me shigjetar, mirëkuptime të mira.

Gaforrja

Në përgjithësi gjërat iu bëhen me vështirësi gjatë gjithë jetës, por i realizojnë, nuk kanë kthim pas. Do të bëjnë një kontratë të rëndësishme pune pas datës 15. Do të bëjnë një prezantim në datën 10 dhe do të dalin shumë mirë. Gaforret kanë mundësi shumë të mira dhe do të marrin rezultate shumë të mira. Në lidhje me punën më e mira do të vijë pas datës 13. Kanë shumë pozitivitet me akrepët, mundësi të reja me punën nuk përjashtohen. Por mund të kenë edhe pasardhës.

Luanët

Marsi ndikon shumë në një trekëndësh që bën me diellin. Do të mërziten pak nga një çështje e fshehtë që del në sipërfaqe nga data 4 në datën 9. Mund të ju kërkojnë falje. Do të marrin veprime të mëdha. Vjen një moment i gëzimit të madh në fushën e punës. Shumë probleme kanë pasur, por mund të kapin majat në fushën e biznesit që ata kanë. Kanë mundësi shumë të mira. Në lidhje me dashurinë mund të themi se kemi luan bricjap, një mundësi për stabilizime.

Virgjëresha

Duket se kanë të bëjnë me udhëtime, kontakte të rëndësishme. Është një tetor i artë. Një blerje pasuri e paluajtshme,. Eklipsi i datës 2 do të japë mundësi të zgjidhin ata që kanë. Kanë për të firmosur pas datës 13 dhe është koha e mirë. Kanë mundësi të realizojnë gjëra të mira. Më datën 17 me ndikimin e hënës së plotë ju jep një mundësi plus me ekonominë dhe për stabilizimin. U jepet mundësia për rritje të të ardhurave. Dashuria lidhjet virgjëreshë akrep ; virgjëreshë dash janë shumë të mira.

Peshorja

Projekte e mundësi. Ky tetor është shumë i rëndësishëm për ta. Universi u jep një mundësi për padrejtësi që u janë bërë. Nga 2003 deri në 2011, ka qenë ky hark kohor. Por do t’u zgjidhet një çështje e vjetër dhe do të dalin shumë të fituar. Të gjitha do t’u zgjidhen. Kanë mundësi të mira edhe në dashuri

Akrepët

Duket se Janë shumë të rëndësishëm në atë çka bëjnë. Akrepi ka mundësi shumë të mira në lidhje me paranë. Flasin me sy dhe nuk flasin me fjalë. Disa mesazhe që jepen në tetor kanë favorizime në anën financiare. Ndërsa në lidhje me dashurinë lidhjet e largëta janë shumë të afërta. Këtë muaj kanë mundësi për lidhje serioze. Ndikimi më i mirë është akrep-gaforre ose akrep-dem

Shigjetarët

Vjen një moment që çështjet e punës, karriera apo udhëtimet do të rregullohen. Në çështje që kanë të bëjnë me dashurinë duhet të kenë pak kujdes. Shigjetar-gaforre apo shigjetar –peshq kanë mundësi shumë të mira, por duhet të marrin vendime në kohën e duhur. Koha e duhur është pas datës 15.

Bricjapi

Ka ardhur momenti dhe koha për të marrë vendime në fushën e punës dhe të karrierës. Çështje pozitive në punë dhe karrierë. Në dashuri është momenti i duhur, për lidhjet që kanë pasur probleme dhe janë shkëputur. Rilidhen përsëri me peshq dhe gaforre të dhjetëditëshit të dytë.

Ujori

Pavarësisht se problematikat apo padrejtësitë që u bëhen, eklipsi i datës dy do të japë mundësi të arta. Stabilizim familjar. Dinë shumë mirë të menaxhojnë biznesin. Në dashuri njerëz që kanë pasur probleme apo janë shkëputur do të rilidhen. Eklipset kanë ndikim favorit. Ujorët janë shenjë ajri. Në dashuri ujor dash apo ujor peshore janë në rrugë të mirë.

Peshqit

Fillon një muaj dinamik. Ndikime të favorshme dhe dalin shumë të fuqishme. Marsi në gaforre dhe Afërdita në akrep ndikohen shumë për të zgjidhur çdo gjë që kanë. Nëse angazhohen pak më shumë vjen një moment për ta shumë iu mirë. Lidhje afatgjatë janë me gaforre.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!