Horoskopi, 6 nëntor 2018

schedule09:04 - 6 Nëntor, 2018

schedule 09:04 - 6 Nëntor, 2018

Dashi
So do të jeni te paduruar. Ka gjëra që do t’ju shqetësojnë dhe kjo do të bëjë që të jeni shumë të kujdeshëm për gjatë gjithë ditës. Sugjerohet që të merrni pjesë në aktivitetet ku jeni të ftuar pasi në mbrëmjë gjërat mund të shkojnë ashtu siç doni ju.

Demi
Do të jetë një ditë që do t’ju bëjë të fokusoheni tek hobit tuaja. Do të ndjeni dëshirën për tu marrë me filozofi dhe meditim.

Binjakët
Sot do të ndjeni nëvojën që të rehatoheni dhe të mbuloheni me luks. Do të jetë një ditë pasive, por do t’ju shijojë koha e shpenzuar me veten tuaj.

Gaforrja
Ditë përgjithësisht dembele shihet në sfond. Kujdesuni për shëndetin tuaj pasi shqetësime në stomak mund të ndodhin. Kini kujdes çfarë konsumoni dhe mos i neglizhoni urdhërat e doktorit.

Luani
Sot do të punoni më shumë se zakonisht për të përmbushur qëllimet tuaja. Do të mbani përgjegjësi më shumë nga se ju takon në çështjet e biznesit tuaj. Një drekë me miqtë do t’ju bëjë të ndiheni mirë.

Virgjëresha
Do të jetë një ditë e frytshmë në ambjentin e punës. Sukes shihet në sfond në paraqitjen e ideve tuaja tek eprorët. Mbrëmja do të jetë e mbushur me ndjenja afeksioni.

Peshorja
Kontrolloni emocionet tuaja, pasi zënka me të afërmit mund të ndodhin. Mund të jeni në mes të një disavantazhi financiar ndaj bëni kujdes në hapat që hidhni.

Akrepi
Ditë e gëzueshme shihet në sfond. Do kaloni momente të bukura pranë njerëzve të zemrës. Përfitoni sa më shumë nga çaste të tilla.

Shigjetari
Sot do të jetë një ditë shumë fitmiprurëse në biznes për ju. Mund të hidhni hapat e parë të të eksploruarit terrene të reja profesionalisht. Në mbremje do të rrethoheni nga miqtë tuaj.

Bricjapi
Duhet të përfundoni punët e lëna përgjysmë. Mospërfundimi i tyre mund të ketë pasoja tek ju. Jeta intime mund të përmirësohet nga aktiviteti fizik.

Ujori
Do të habisni njerëzit përreth me talentet tuaja. Kreativiteti juaj do t’ju vijë në ndihmë për të krijuar një reputacion të mirë. Në mbrëmje mund të ndiheni konfuzë për shkak të disa ngjarjeve të papritura.

Peshqit
Mos merrni vendime të shpejta sot. Mendojini mirë situatat në të cilat ndodheni pasi mund të kenë pasoja tek ju. Do të detyroheni të bëni disa kompromise sot./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!