Horoskopi 24 shtator, ditë me fat për të dashuruarit, shenjat që duhet të shmangin tensionet

schedule07:15 - 24 Shtator, 2020

schedule 07:15 - 24 Shtator, 2020

Dashi
Ka shumë rrugë që mund të ndiqni, por mos e humbisni kohën duke u përpjekur të kuptoni se cilën të zgjidhni. Mos u zhgënjeni nëse duhet të vazhdoni rrugën që keni nisur. Fakti që është e njohur për ju nuk do të thotë se nuk do t’ju ofrojë mundësi të reja.

Demi
Do të keni një lloj energjie që disa njerëz mund ta konsiderojnë të frikshme, megjithatë ata sërish nuk do të jenë në gjendje të qëndrojnë larg. Njerëzit duan të lidhen me ju më shumë se kurrë tani. Ekziston mundësia e një sipërmarrjeje të re.

Binjakët
Ka gjasa që sot të keni shumë nevojë për pushim. Shmangia e disa detyrave do t’ju bëjë të ndiheni mirë. Hiqni dorë nga disa përgjegjësi, të cilat nuk mund t’i përmbushni.

Gaforrja
Ka disa çështje që po ‘ziejnë’ në shtëpinë tuaj, por ato nuk do të dalin në pah aktualisht. Nëse e keni të vështirë të merreni vesh me një prej anëtarëve të familjes apo me partnerin/partneren tuaj, sonte mund të ndryshojë situata. Gjërat nuk do të jenë aq të vështira sa duken.

Luani
Opinioni publik do të jetë në anën tuaj sot. Ka gjasa që gjithçka që do të sugjeroni, pavarësisht se sa e çuditshme mund të jetë, do të pranohet. Kjo do t’ju vërë në një pozitë, ku do të keni mundësi të merrni rol drejtues.

Virgjëresha

Përpiquni të shmangni mërzitjen për arsye të dobëta. Ju duhet stimul dhe ju duhet tani! Nuk është dita e duhur për të zhvilluar biseda me miq për çështje shumë personale.

Peshorja
Do të dini ta vlerësoni shumë mirë të bukurën. Mos e kurseni mendimin për artin, natyrën dhe lulet. Nëse jeni në një lidhje, partneri/partnerja juaj do t’ju kushtojë më shumë vëmendje dhe do të tërhiqet më shumë prej jush.

Akrepi

Keni ndjesinë, gjithnjë e më shumë, se keni përgjegjësi të madhe për zgjidhjen e një problemi në aspektin profesional. Mos fajësoni veten për gjëra që nuk varen vetëm nga ju. Sa i përket lidhjes në çift, parashikohet një ditë e mirë.

Shigjetari
Bëni kujdes me shëndetin. Nëse ka kaluar kohë që kur keni bërë një vizitë, caktojeni sot. Kohët e fundit mund të keni shmangur disa detyra, ndaj është koha t’i ktheheni disiplinës.

Bricjapi
Përpiquni t’i prisni krahëhapur sfidat gjatë ditës së sotme. Nuk janë ditët me diell ato që sjellin mësimet më të rëndësishme në jetë, janë pengesat dhe surprizat e pakëndshme që ju bëjnë më të fortë. Dita e sotme mund të mos jetë dita më e mirë e jetës suaj, por mund t’ju ofrojë shanse për të ecur përpara.

Ujori
Një person i ri po hyn në jetën tuaj. Gjestet e tij/saj do t’ju bëjnë të ndiheni të respektuar. Gjithashtu, do të ndiheni të fuqizuar nga besimi që do të ketë ndaj jush.

Peshqit
Dikush po përdor sharmin për të marrë atë që dëshiron, ndërsa ju po veproni sipas metodës së vjetër: ju po punoni për ta! Në vend që të mërziteni për këtë padrejtësi, pse të mos përfshiheni edhe ju në lojë?

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!