Horoskopi 23 prill: Ditë pozitive për këto shenja, zbuloni surprizat e yjeve

schedule07:04 - 23 Prill, 2021

schedule 07:04 - 23 Prill, 2021

Dashi
Duket se pozicioni i shumë planetëve është shumë pozitiv për ju, që do të thotë dita pritet të jetë e favorshme në shumë drejtime. Nuk përjashtohen propozime të papritura e mjaft interesante.

Demi
E keni paksa të vështirë të merrni një vendim, sidomos kur bëhet fjalë për diçka shumë të rëndësishme, por duhet t’i lini mënjanë dilemat e të vendosni. Natyrisht, pa u nxituar.

Binjakët
Urani në shenjë mund të sjellë tension ndërkohë që Hëna aktive nga ana tjetër “stimulon” mosmarrëveshje e sherre me të tjerët, që mund të kthehen për hiçgjë në konflikte. Më kërkues në punë.

Gaforrja
Edhe pse ndoshta arritjet e deritanishme nuk janë ato që prisnit nga puna juaj në këtë periudhë, nuk duhet ta humbisni shpresën, pasi do t’i keni në të ardhmen. Kujdes, Marsi ju tensionon.

Luani
Pozicioni i yjeve të mirë për ju sot, si Marsi, Afërdita dhe Saturni do të bëjë që dita të jetë mjaft pozitive si në aspektin ekonomik, ashtu edhe në planin afektiv. Një ndjenjë plogështie është e përkohshme.

Virgjëresha
Duket se sot do të jetë një ditë mjaft e ngarkuar për ju, pasi në përgjithësi yjet nuk i keni edhe aq aleatë, si Marsi, Saturni dhe Plutoni. Megjithatë, do të keni sodisfaksione të tjera në planin afektiv.

Peshorja
Duhet të këmbëngulni në maksimum për të realizuar një objektiv të caktuar, apo edhe për të përmbushur një dëshirë, pasi situata yjore po bëhet gjithnjë e më e pafavorshme. Mirë erosi.

Akrepi
Një situatë disi e turbullt yjore mund të bëjë që të jeni edhe ju shumë konfuzë e të pavendosur, por kjo mund të jetë vetëm e përkohshme, pasi do të jetë në shenjë Afërdita ajo që ju rizgjon.

Shigjetari

Marsi shumë “agresiv” në shenjë nuk mund të sjellë gjë tjetër (përveç vrullit në punë) veçse tension, prandaj përgatituni për një ditë mjaft të ngjeshur. Më shumë kujdes në raportet me partnerin.

Bricjapi
Tashmë që Afërdita dhe Hëna “përkrah” njëra-tjetrës kanë hyrë në shenjën tuaj shumë tensione të ditëve të kaluara kanë mbetur një kujtim i largët. Mbrëmja pritet të jetë mjaft interesante.

Ujori
Edhe pse tani për tani po kaloni një periudhë deri diku të qetë, kujdes, sepse qielli duket se po errësohet nga hyrja në shenjë e një Urani jo edhe aq “dashamirës” me ju. Mirë erosi.

Peshqit
Ndryshimi i pozicionit aktual të Mërkurit (që në fakt sapo ka filluar) do të jetë mjaft pozitiv për ju, pasi do të sjellë një ndryshim të ndjeshëm në raportet e tensionuara me partnerin. Erosi në rritje./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!