Horoskopi, 22 shtator 2018

schedule10:03 - 22 Shtator, 2018

schedule 10:03 - 22 Shtator, 2018

Dashi
Sot për ju puna do të jetë vertetë stresuese. Megjithatë nuk do ju ndalojë që ti hakërreheni kundërshtarëve tuaj. Ju jeni mendimtarë të mëdhënj, por edhe dinakë. Disa njerëz do të stepeshin në gjëra që ju i bëni pa druajtje, por sugjerohet që pavarësisht gjithçkaje të bëni atë ç’ka ju tregon intuita.

Demi
Kjo do të jetë një ditë kur do t’ju nevojitet shumë që të ndani mendimet dhe ndjenjat me dikë të afërt me ju. Do të jeni ekstremisht efektivë në komunikimin e ideve dhe emocioneve tuaja dhe për këtë arsye do të zhvilloni lidhje akoma më të fortë intimiteti me njerëzit e zemrës. Koha e kaluar me ta do të jetë plot me dashuri dhe ngrohtësi. Nuk do të ndjeni aspak stres dhe parehati sot.

Binjakët
Sot do ta nisni ditën me qëllime të vendosura dhe nisjen e një etape të re për ju. Por probleme të vogla do ti prishin planet tuaja. Gjatë pjesës së dytë të ditës do të vini re se gjendja juaj financiare nuk është aq e qëndrueshmë. Mbrëmjen mund ta kaloni duke medituar.

Gaforrja
Marrëdhënia juaj më personin e zemrës mund të ndërlikohet. Problemet nuk do të vijnë nga mungesa e dashurisë, por nga teprimi i saj. Sugjerohet që të kontrolloni emocionet tuaja më mënyrë që të keni një ditë të balancuar.

Luani
Do të merrni reagime të përziera për rezultatin e punës suaj sot. Partneritetet në biznes mund të kalojnë në krizë. Tregtarët do të kenë shitje të pakëta. Për ata që janë të punësuar, do të kenë probleme në progresimin e situatave. Duhet ti merrni në konsideratë këshillat e më të mëdhenjve.

Virgjëresha
Do të ndjeheni dhë reagoni furishëm ndaj disa situatave në ditën e sotme. Do të mprehni karakterin tuaj si pasojë e këtyre situatave. Dialogimi i duhur mund t’ju vijë në ndihmë.

Peshorja
Parashikohet që sot të dilni jashtë pritshmërive në mënyrë që të prireni drejt suksesit. Përfitime të papritura janë rezervuar për ju dhe shihet gjithashtu dhe një rritje e reputacionit.

Akrepi
Do e nisni ditën me një pasion të flaktë. Do të sakrifikoni gjithçka për të afërmit tuaj. Për disa, lajme martese pritet te vijnë këtë mbrëmje.

Shigjetari
Ditën e sotme do e kaloni duke shpenzuar kohë me personin tuaj të dashur. Bisedat të veçanta me këto njerëz do t’ju mbushin ditën. Mund të shpenzoni për të blerë rroba të reja ose produkte që ju nevojiten.

Bricjapi
Është një ditë që ju mbush me pushtet. Moment i duhur për njerëzit në profesione civile dhe politike. Profesionalisht do të arrini të merrni besimin e shefit tuaj, i cili më vonë mund të diskutojë çështje më shumë rëndësi më ju.

Ujori
Sot do të jeni shumë bujarë. Gjithashtu do të kuptoni se të mbimenduarit është shumë stresuese per ju. Do të ndjeheni mirë teksa ngrini zërin për padrejtësitë dhe diskriminimin që keni përreth. Kjo do të bëjë që të keni respektin e njerëzve kudo që shkoni.

Peshqit
Fokusi juaj sot do të jetë të finalizimi i kërkimeve për një shtëpi të re. Blerja e mobiljeve të reja apo sendeve të nevojshmë për shtëpinë do t’ju marrë shumë kohë. Sigurohuni që të mos mbeteni trokë pasi duhet të kurseni për investimet e ardhshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!