Horoskopi 22 nëntor, sot është dita e beqarëve dhe aventurave, por kujdes lekët, shenjat me fat

schedule07:07 - 22 Nëntor, 2020

schedule 07:07 - 22 Nëntor, 2020

Dashi

Në ditë si këto, mund të shfaqet një grimë melankolie. Shumë do të varet edhe nga njerëzit që punojnë përkrah jush. Nuk është një kohë e lehtë për askënd, por nëse keni njerëz që nuk dinë si t’ju gëzojnë, situata ndërlikohet. Ju do të duhet të kërkoni diçka për të shpërqendruar veten dhe të mos mendoni për problemet që ju mundojnë. Yjet do të jenë shumë të favorshëm nga mesi i dhjetorit, kur Dashi do të fillojë një rrugë të rritjes graduale nga shumë këndvështrime. Ata që kanë humbur para nuk do të jenë në gjendje të mendojnë të rikuperojnë gjithçka brenda një kohe të shkurtër. Do të duhet pak durim.

Demi

Dihej se do të ishte një fundjavë e diskutueshme për njerëzit e lindur nën shenjën e Demit. Ndoshta për shkak të ndonjë mosmarrëveshje familjare ose për arsye xhelozie a zilie, mund të lindin diskutime të këqija që mund të përshkallëzohen. Këshilla e yjeve është që të merrni gjithçka me filozofi dhe të mos merreni me diskutime që nuk çojnë askund. Mund të ndodhë që ju të jeni gjithashtu shumë kritikë ndaj çështjeve të lidhura me punën. Ata që kanë pësuar humbje për shkak të bllokadave të fundit, mund të përjetojnë momente tensioni. Do të jetë e nevojshme të përpiqeni të jeni më praktikë.

Binjakët

Edhe në një periudhë të përgjithshme pozitive, ditë si kjo mund të ndodhin kur jeni shumë nervozë dhe të tensionuar. Gjithë faji është i ndonjë vonese ose i ndonjë telashi të papritur që po ju bën të humbni rrugën. Sidomos me njerëzit e Virgjëreshës dhe Peshqve, diskutime të forta dhe polemika të mëdha mund të lindin. Ka situata komplekse që duhet të sqarohen, por jo domosdoshmërisht do të jetë e nevojshme të bëhet gjithçka menjëherë. Merrni kohën tuaj dhe shmangni veprimin sipas instinktit.

Gaforrja

Më në fund një e diel interesante vjen për ata që kanë lindur nën shenjën e Gaforres. Kushdo që ka një histori dashurie që funksionon mund të ketë disa momente vërtet emocionuese. Ata që janë vetëm mund të kenë një shans shumë më të mirë për të takuar personin e duhur. Gaforrja tenton të alternojë momente në të cilat dashuria kthehet në protagoniste, me momente në të cilat lihet plotësisht mënjanë. Ju duhet të shmangni këto ndryshime humori që mund ta bëjnë partnerin tuaj nervoz.

Luani

Është një e diel shumë më stimuluese sesa një ditë më parë, për ata që kanë lindur nën shenjën e Luanit. Tani për tani ju jeni shumë të zënë duke kërkuar zgjidhje për problemet praktike. Tashmë është një shenjë e mirë që nuk jeni dorëzuar përpara shumë gjërave negative që kanë ndodhur ditët e fundit. Do të ishit duke bërë një gabim të madh nëse do të mendonit të zgjidhnit problemet tuaja, duke ndjekur ata që kanë luajtur disa hile ose që nuk kanë qenë të sinqertë. Lini të kaluarën pas dhe shikoni ardhmen me optimizëm më të madh. Sidomos ata që janë duke përjetuar një krizë në marrëdhëniet e çiftit, do të duhet të angazhohen për të korrigjuar sa më shpejt të jetë e mundur.

Virgjëresha

Është një e diel disi e tensionuar dhe nervoze sidomos për ata që në këtë ditë, tradicionalisht të përkushtuar ndaj familjes, janë të detyruar të punojnë. Ata që qëndrojnë në shtëpi do të mundohen nga momentet e mërzisë, me pak dëshirë për të bërë gjëra dhe pak motivim. Sigurisht, lajmet që vijnë nga jashtë dhe flasin për krizën ekonomike dhe problemet shëndetësore nuk ndihmojnë aspak. Ju po paguani për të gjitha këto situata dhe presione të rënda që vijnë nga mjedisi i jashtëm në një nivel psiko-fizik. Ju do të duhet të përpiqeni të jeni më praktikë dhe të izoloni veten nga gjithçka që ndodh rreth jush, për të rikuperuar një farë qetësie.

Peshorja

Në kohët e fundit nuk ka qenë e lehtë për Peshoren të pranojë shumë transformime dhe ndryshime që kanë ndodhur. Si në nivelin sentimental ashtu edhe në atë profesional ka shumë çështje ende të hapura që nuk janë sqaruar plotësisht. Ju do të duhet të përpiqeni të përqendroheni në 2021 sepse do të jetë një vit më i shkëlqyer, sesa ky 2020 i karakterizuar nga shumë të panjohura. Beqarët mund të fillojnë të shikojnë përreth.

Akrepi

Pikërisht në momentet në të cilat luftoni me një person e kuptoni vërtet se sa e rëndësishme është për ju. Ndoshta keni thënë diçka që nuk duhet të kishit thënë ose bërë diçka që nuk duhej ta kishit bërë dhe nuk ju është falur. Falë Venusit në një aspekt pozitiv, do të jetë më e lehtë për ju të përpiqeni të kuptoni se sa ka rëndësi personi pranë jush. Me këtë qiell do të jetë më e lehtë për ju të keni takime stimuluese, veçanërisht nëse jeni beqarë.

Shigjetari

Nuk do të jetë një e diel e jashtëzakonshme për Shigjetarin, i detyruar të qëndrojë në shtëpi ndoshta me njerëz monotonë dhe të mërzitshëm. Ndoshta është e përshtatshme të shtyni debatet dhe polemikat edhe sepse nuk jeni në gjendje të përballeni me një mosmarrëveshje në këtë moment veçanërisht të rëndë. Më mirë të kënaqeni me disa hobi në shtëpi dhe të shmangni të menduarit. Edhe në marrëdhëniet midis prindërve dhe fëmijëve, konflikte apo edhe tensione të forta mund të shfaqen. Këshilla e yjeve është që t’i bëjnë gjërat me shumë qetësi, duke shmangur sjelljen e çështjeve të vjetra nga e kaluara.

Bricjapi

Siç është shkruar tashmë në këto ditë, Bricjapi është një nga shenjat që do të dalë fituese në këtë 2020 disi kaotik. Eshtë e vërtetë që keni patur shumë vuajtje, por është po aq e vërtetë që jeni ndër ata që keni krijuar kushtet më të mira për të dalë shpejt nga ato. Kur gjithçka të fillojë përsëri, ju do të jeni ndër më të gatshmit për t’u rikthyer në majë. Pak nga pak, shumë situata të jashtëzakonshme janë duke u përcaktuar dhe po krijohen kushtet për të qenë në gjendje të dilni nga situata kritike. Muaji dhjetor do të jetë shumë i favorshëm për marrëdhëniet.

Ujori

Është një periudhë e rilindjes së madhe për njerëzit e lindur nën shenjën e Ujorit. Nëse keni bërë një jetë shumë të qëndrueshme dhe të përmbajtur për një kohë të gjatë tani e gjithë dëshira juaj për rebelim do të dalë në pah. Revolucioni juaj i vërtetë nuk do të jetë të dilni në rrugë për të bërtitur mbi sikletin tuaj, por të ndryshoni perspektivën tuaj të jetës dhe modus vivendi-n. Nga dhjetori Jupiteri dhe Saturni do të jenë në anën tuaj dhe do t’ju japin mundësinë të rikuperoheni, pas një periudhe shumë komplekse.

Peshqit

Më në fund, për njerëzit e lindur nën shenjën e Peshqve, ka ardhur koha e duhur për t’u përballur qetësisht me të kaluarën tuaj. Çiftet në krizë tani do të kenë disa burime më shumë mendore për t’u përpjekur të rikuperojnë dhe të kuptojnë se çfarë ka shkuar keq. Fundi i nëntorit dhe fillimi i dhjetorit do të jenë gjithashtu shumë pozitivë për dashurinë. Tani ekzistojnë kushtet për t’u çliruar nga negativitetet e shumta që ju kanë munduar muajt e fundit dhe për të parë të ardhmen me perspektiva të reja dhe burime të reja mendore.

/Abcnews.al