Dashi
Dita sot pritet të jetë përgjithësisht e mirë pasi Hëna do të jetë frymëzuesja juaj duke stimuluar ide të reja dhe shumë fantazi. Jeni paksa kontradiktorë e kjo mund t’ju bëjë konfuzë.
Demi
Pas një periudhe me shumë tensione ndoshta është më mirë që të lini mënjanë krenarinë tuaj e t’i ktheni sytë edhe nga kundërshtari juaj. Një orë gjumë më shumë do të thotë ripërtëritje.
Binjakët
Me gjithë problemet e ditëve të kaluara dhe tensionet e vazhdueshme në punë sot do të keni mundësi të merrni frymë lirisht dhe kuadri yjor “flet” për një ditë shumë pozitive.
Gaforrja
Jupiteri në shenjë sot duket më “i rëndë” prandaj edhe ju mund të ndjeheni disi apatikë e pa shumë vullnet për të punuar. Hëna stimulon mosmarrëveshjet prandaj mundohuni të mos hyni në diskutime.
Luani
Sot parashikohet një ditë kryesisht pozitive dhe e orientuar në planin sentimental, sepse keni Afërditën dhe Marsin që stimulojnë pikërisht ndjenjat dhe ju shtyjnë të hidhni ju hapin e parë.
Virgjëresha
Qielli është duke ju ftuar në një sfidë që s’duhet ta injoroni. Duhet t’i jepni më shumë mundësi vetes dhe të shihni përtej aparencës së disa fakteve. Zënka të vogla dashurie.
Peshorja
Pas “stuhisë” dihet që vjen koha e bukur e kështu duket se do të ndodhë edhe me ju që i përkisni kësaj shenje, me Mërkurin që ju ripërtërin energjitë. Më të hapur ndaj atyre që ju kritikojnë.
Akrepi
Edhe për ju kalimi i Afërditës në shenjë është mjaft pozitiv, sidomos në planin afektiv, ku keni pasur edhe problemet më të mëdha. Keni një ditë të tërë në dispozicion për të sqaruar pozicionin tuaj.
Shigjetari
Përsëri është Marsi ai që “ju shtyn” të merreni me gjëra që nuk duhet të merreni, pasi janë nga ato që nuk ju sjellin asnjë përfitim. Ditë e mirë në drejtim të raporteve me partnerin.
Bricjapi
Vendosja në një orbitë të përshtatshme e Afërditës në shenjën tuaj, duhet të ndikojë pozitivisht në uljen e tensioneve jo vetëm në raportet me partnerin, por edhe në ato me kolegët. Erosi në rritje.
Ujori
Mbështetjet më të fuqishme mund t’ju vijnë nga miqtë, aq më tepër që edhe Afërdita dhe Marsi favorizojnë pikërisht raportet e në këtë drejtim. Dita mund të jetë e lodhshme, por plot rezultate.
Peshqit
Lëvizja harmonike e dyshes Hënës-Mars në shenjë do të reflektohet edhe në sjelljen tuaj, prandaj pritet të një ditë nën shenjën e mirëkuptimit me të tjerët. Kujdes, nga sëmundjet e stinës./abcnews.al