Horoskopi, 18 tetor 2018

schedule08:58 - 18 Tetor, 2018

schedule 08:58 - 18 Tetor, 2018

Dashi
Sot do të jetë një tjetër ditë e ngarkuar. Do të jeni në mes të dilemave për të zgjidhur problemet në shtëpi dhe në zyrë. Eprorët mund t’ju japin dritën jeshile ndaj disa kërkesave tuaja, gjë e cila do të lehtësojë marrëdhënien midis jush. Gjithashtu do të merrni këshilla të vlefshme nga njerëzit e moshuar.

Demi
Duhet të kujdeseni për shëndetin tuaj. Nëse keni ndonjë simptomë sado të vogël të të qenurit sëmurë, konsultohuni menjëherë me një mjek. Këtë periudhë do të jeni fizikisht të ekspozuar ndaj virozave ndaj sugjerohet që të merreni me punë sa më të lehta.

Binjakët
Sot, për shkak të punës suaj, do të teni mundësi të takoni njerëz të shumtë. Ata do të kërkojnë ndihmën tuaj për tu udhëhequr dhe për tu dhënë zgjidhje. Inteligjenca juaj do të vlerësohet pa masë.

Gaforrja
Me shumë gjasa, natyra juaj kureshtare do t’ju vendosë në vështirësi. Të tjerët do të zemërohen me ju, për shkak të mbajtjes së fshehur të një informacioni shumë të rëndësishëm. Sugjerohet që të përforconi marrëdhëniet më miqtë tuaj.

Luani
Do ti përfundoni të gjitha detyrat tuaja me kurajo sot. Kjo vjen si rezultat i përpjekjeve disa mujore për të cilat ju keni punuar. Duhet të kujdeseni që të mos e mbistresoni veten, pasi shëndeti juaj mund të përkeqësohet.

Virgjëresha
Punët e rëndomta të rutinës të jenë shumë irrituese për ju sot. Shmangni tendencën për të ekzagjeruar gjërat jashtë normales. Megjithatë, kjo gjë nuk do të ndikojë në entuziazmin tuaj në punë.

Peshorja
Origjinaliteti juaj do të jetë në qendër të vëmendjes sot. Detyrat e ndërmarra nga ju sot do të dalin në dritë dhe të gjithë do ta venë re suksesin tuaj. Sugjerohet që pavarësisht të gjithave të tregoheni modestë.

Akrepi
Është ditë e mirë për të bërë biznes, ndaj shfrytëzojeni në maksimum. Megjithatë duhet të bëni kujdes, pasi situata mund t’ju dali lehtësisht jashtë kontrollit. Merrni kohën që ju nevojitet për të zgjidhur problemet tuaja.

Shigjetari
Duhet që të injoroni pakënaqësitë e vogla dhe të fokusoheni tek problemet që kanë vërtet rëndësi. Duhet të përballeni, në mënyrë që të tejkaloni vështirësitë. Priten lajme të mira nga përtej kufijve.

Bricjapi
Të qenurit i drejtë është një veti që ju e zotëroni më së miri. Ndjesitë tuaja do t’ju vijnë në ndihmë për disa situata të vështira sot. Instiktivisht do të ndihmoni njerëzit në vështirësi, pasi natyra juaj zemërmirë është gjithmonë e gatshme ta bëjë diçka të tillë.

Ujori
Aftësitë tuaja komunikues do t’ju vijnë shumë në ndihmë sot. Elokuenca juaj do të befasojë në mbledhje të rëndësishme pune. Çelësi është që të mos hidhëroheni kur të tjerët nuk janë në një mendje me ju.

Peshqit
Do të keni vonesa në prezantimin e detyrave të caktuar nga eprorët tuaj. Për këtë arsye do të keni mundësi që të reflektoni nëse i gjithë mundimi i bërë ka vlerë apo jo. Sugjerohet që të mos merrni vendime të nxituara për jetën tuaj private./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!