Horoskopi 10 Nëntor 2023, çfarë kanë parashikuar yjet për sot

schedule07:05 - 10 Nëntor, 2023

schedule 07:05 - 10 Nëntor, 2023

Horoskopi i datës 10 nëntor 2023 nga Christine Haas

Dashi

Ka rrezik që sot të zhgënjeheni nga shoqëria dhe do mërziteni pafund. Naiviteti mund t’iu shtyjë të bëni edhe gjëra shumë të gabuara. Nëse keni një lidhje do tregoheni shumë të përkujdesur ndaj partnerit dhe do ruani një marrëdhënie vërtet të kënaqshme me të. Nëse jeni beqarë nuk do jeni në humorin e duhur për të pasur njohje të reja kështu që do vazhdoni të mbeteni të vetmuar.

Në punë do ju hiqet nga duart një post i rëndësishëm për shkak të hallakatjes dhe mungesës së përqendrimit. Në fakt askush nuk i preferon punonjësit që nuk bëjnë atë që ju kërkohet. Financat do dini si t’i mbani të qëndrueshme. Do keni buxhet të mjaftueshëm për të bërë edhe disa investime me vlerë.

Demi

Temperamenti juaj do pësojë goxha ndryshime gjatë kësaj dite dhe do filloni t’iu jepni rëndësi edhe gjërave që as i kishit menduar ndonjëherë. Ju të dashuruarit do jeni më të kujdesshëm me fjalët dhe nuk do bëni asnjë gabim përkundrejt partnerit.

Marrëdhënia në çift do jetë e shkëlqyer. Nëse jeni beqarë duhet të prisni edhe pak kohë para se të mendoni të kërkoni dashurinë sepse priten ditë më pozitive se kjo. Në punë do bëni mirë t’i dëgjoni këshillat e bashkëpunëtorëve sepse mund t’iu shtyjnë drejt pistave mjaft interesante. Në planin financiar fati do jetë me ju. Do shpenzoni goxha dhe sërish do ju mbeten para për të hequr mënjanë.

Binjakët

Sot do jeni shumë të ndjeshëm ndaj atyre që të tjerët do thonë për ju dhe në disa momente do mërziteni tej mase. Ju të dashuruarit duhet të jeni më të hapur ndaj dialogut në mënyrë që çdo gjë të shkojë më së miri.

Mbrëmja do jetë e nxehtë. Për ju beqarët kjo ditë nuk do jetë e lehtë për t’u kaluar. Do jeni kontradiktorë me ato që thoni. Herë do pëlqeni aventurat dhe herë një lidhje serioze. Sqarohuni njëherë me veten tuaj. Në punë keni nxjerrë mësime nga e kaluara dhe nuk do i përsëritni më ato. Me bashkëpunëtorët do keni një marrëdhënie edhe më të ngrohtë. Urani do të ndikojë tek financat dhe do vendosë një ekuilibër.

Gaforrja

Kreativiteti juaj do jetë shumë i zhvilluar sot falë Marsit dhe Venusit. Do mundoheni gjithmonë të bëni më të mirën. Dielli do ua bëjë ditën më të lehtë dhe më të bukur ju të dashuruarve.

Jeta në çift do jetë edhe më harmonike dhe më e ngrohtë. Ju beqaret duhet të përgatiteni për një takim shumë të rëndësishëm. Kujdesuni pak më shumë për pamjen që ta tërhiqni edhe më tepër atë që do keni afër sigurisht duke mos e ekzagjeruar. Në punë fati do ji buzëqeshë. Do e keni më të lehtë të arrini objektivat dhe do lidhni kontakte të reja që do ju ndihmojnë edhe më vonë. Xhepat do ju boshatisen pasi do shpenzoni pa limit dhe pa menduar për të nesërmen.

Luani

Optimizmi dhe pozitivizmi do ju shoqërojë çdo moment sot dhe do tërhiqni simpatinë e të gjithëve. Edhe pse planetët nuk do jenë të vendosur shumë mirë në qiellin tuaj të dashurisë, ju do bëni çmos të ruani një klimë të qetë dhe të ngrohtë.

Ju beqarët doni vërtet të binin në dashuri, po do keni edhe frikë nga ajo që do iu presë. Gjithsesi sot do keni takime për të cilat ia vlen të rrezikoni. Në punë do bëheni aleat me një koleg që ka shumë njohuri dhe do arrini më lart nga sa keni menduar. Merkuri do të influencoje tek financat. Ai do iu bëjë më inteligjentë dhe më të kujdesshëm me menaxhimin e tyre.

Virgjëresha

Sado që t’iu kritikojnë dhe t’iu vihen kundër sot, nuk do ja dalin t’iu mundin. Ju të dashuruarit do jeni të përkujdesur ndaj partnerit dhe marrëdhënia në çift do përmirësohet akoma më tepër.

Të shkuarën e trazuar do e lini pas krahëve njëherë e përgjithmonë. Ju beqarët do ëndërroni më shumë sesa duhet dhe realiteti do ju duket më i hidhur nga sa është në të vërtetë. Në punë do jeni të ndërgjegjshëm për çdo hap të gabuar që keni hedhur dhe do mundoheni që të rregulloni gjithçka. Asgjë nuk do jetë e lehtë, por as e pamundur. Mos e humbisni asnjëherë besimin tek vetja. Buxheti do ketë përmirësime të dukshme, mos u shqetësoni për asgjë.

Peshorja

Me Venusin pranë sot mund të arrini çdo gjë që dëshironi dhe do përjetoni plot momente të këndshme. Nëse keni një lidhje do jeni sensualë dhe pasionantë prandaj dhe marrëdhënia juaj ka për të qenë më e mirë se më parë.

Çdo ndjenjë do e shprehni me mënyra nga më të ndryshmet. Ju beqarët do merrni deklarata të forta dashurie të cilat duhet t’i mendoni me kujdes. Në punë jo vetëm që nuk do keni vështirësi, por do merrni edhe përgjigje pozitive për çdo kërkesë që keni bërë. Buxheti do jetë gjatë gjithë kohës i mbrojtur. Gjithë sakrificat e bëra kohët e fundit po japin rezultat.

Akrepi

Edhe pse nuk priten aspak probleme sot, yjet këshillojnë të mos ju besoni shumë pamjeve të para dhe të ruani gjithmonë një hije dyshimi. Jeta juaj në çift do jetë më e qetë nga sa e kishit menduar. Përfitoni nga kjo për të folur me partnerin për gjithçka që ju ka shqetësuar deri më sot. Ju beqarët nuk do stepeni aspak dhe do joshni ashtu si e mendoni.

Ka mundësi edhe ta arrini atë që doni. Në punë është dita e reflektimit dhe vendosjes së disa objektivave që doni të arrini. Ndani idetë edhe me kolegët apo me familjarët pasi do iu japin sugjerime. Në planin financiar duhet të bëni kujdes sa më shumë sepse gabimi më i vogël mund t’iu çojë drejt problemeve serioze.

Shigjetari

Gjatë kësaj dite, pavarësisht si do ju rrjedhin gjërat ju nuk do ndaleni së bëri atë që dëshironi. Gjithmonë do dëgjoni zemrën më shumë se arsyen. Për ju që jeni në një lidhje do ketë disa konflikte të vogla, por që do rregullohen sa hap e mbyll sytë. Pasditja do shkojë disi më mirë. Ju beqarët do bëni një kthesë të rëndësishme në jetën tuaj.

Reflektoni mirë dhe bëni atë që ju thotë zemra. Në punë duhet të ruani përherë qetësinë dhe të veproni me takt. Në këtë mënyrë nuk do keni aspak probleme. Nëse kishit menduar për një projekt i cili kërkon goxha para do e realizoni, por shpenzime të tjera nuk duhet të bëni.

Bricjapi

Venusi do jetë planeti me më shumë ndikim nga të gjithë sot. Ai do ju stimuloje të bëni edhe surpriza dhe të mos ndaleni përpara asnjë sfide. Nëse keni një lidhje do i përkushtoheni pafundësisht atij që keni në krah dhe mund të lini çdo gjë tjetër pas dore. Partneri do jetë personi më i rëndësishëm sot. Nëse jeni beqarë dhe vendosni të dilni në mbrëmje keni për të pasur edhe më shumë fat.

Askush nuk do ju rezistojë dot. Në punë nuk do keni asnjë lloj vështirësie për të arritur objektivat që i keni vënë vetes. Do jeni të pandalshëm dhe mjaft optimistë. Edhe financat do dini shumë mirë si t’i menaxhoni kështu që nuk do përballeni me probleme.

Ujori

Hëna dhe Venusi do ju përkrahin gjatë gjithë kohës sot dhe do jeni shumë më të këndshëm dhe të çliruar. Nëse keni një lidhje, zemra do ndihet shumë herë më mirë nga më parë dhe kënaqësitë do jenë të forta. Partneri do përkujdeset jashtëzakonisht. Ju beqarët do keni vetëm disa flirtime dhe mundësi për aventura, asgjë më shume sesa aq.

Për dashuritë e mëdha duhet ende të prisni pak kohë. Jeta profesionale nuk do jetë e keqe sidomos deri në orët e mesditës. Pas dreke mund të keni një konflikt me një koleg. Sipas Dritare.net, buxheti do jetë goxha i mirë, prandaj duhet të përfitoni sa më parë për të bërë investimet e nevojshme.

Peshqit

Sensi i analizës do jetë shumë i zhvilluar gjatë kësaj dite. Do jeni edhe dëgjues shumë të mirë dhe çdo gjë do ju rrjedhë si duhet. Për ju që keni një lidhje do jetë ditë me fat dhe e mbushur me çaste të këndshme. Nuk do ndiheni keq për asnjë moment, përkundrazi buzëqeshja nuk do ju largohet nga fytyra asnjë sekondë. Ju beqarët do realizoni një takim interesant, por ende nuk do ndiheni gati të hidhni hapa.

Në fakt nuk do ju kushtojë asgjë të prisni edhe pak. Sektori profesional nuk do ketë probleme serioze, por nuk do ecë me ritmet që ju keni menduar. Dëgjojini këshillat e kolegëve më të vjetër. Në planin financiar do i rregulloni të gjitha problemet që keni pasur.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!