Hoqi dhjamin me operacion plastik, vdes aktorja 21-vjeçare

schedule08:30 - 18 Maj, 2022

schedule 08:30 - 18 Maj, 2022

Aktorja Chethana Raj ka ndërruar jetë pasi iu nënshtrua një operacioni për heqjen e dhjamit në një spital privat të kirurgjisë plastike.

Ylli 21-vjeçar thuhet se u shtrua të hënën për një operacion për heqjen e yndyrës në Bengaluru, Karnataka, raportuan mediat lokale.

Por aktorja thuhet se ka pasur komplikacione pasi lëngu filloi të grumbullohej në mushkëri. Më vonë ajo vdiq nga një atak në zemër.

Mjekët thuhet se u përpoqën ta rikthejnë atë përmes ringjalljes kardiopulmonare për 45 minuta, por dështuan.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by E24 Bollywood (@e24official)

Chethana është shfaqur në serialet e njohura televizive indiane Geetha, Doresaani dhe Olavina Nildana. Ajo gjithashtu luajti në filmin Canada Havayaami.

Chethana thuhet se nuk i informoi prindërit e saj për operacionin dhe në vend të kësaj vizitoi Qendrën Kozmetike Shetty në Rajajinagar, Bengaluru./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!