Hong Kong, akuzohen dy ish-ekuipazhe ajrore për shkelje rregullash anti-COVID

schedule06:12 - 18 Janar, 2022

schedule 06:12 - 18 Janar, 2022

Policia e Hong Kongut thotë se dy ish-stjuardesa janë arrestuar dhe akuzuar për shkak se dyshohen që  thyen kufizimet e qytetit për koronavirusin. Policia tha se të dyja kishin “kryer aktivitete të panevojshme” kur duhej të ishin në izolim në shtëpi. Dy ish-stuardjesat më vonë rezultuan pozitive me variantin Omicron që përhapet në mënyrë të shpejtë.

Linja ajrore “Cathay Pacific” për të cilën ato punonin nuk ka zbuluar indentitetin e tyre, por shkarkoi dy ekuipazhe ajrore të cilët dyshoheshin se kishin shkelur rregullat e Covid. Policia tha se të dy stjuardesat e arrestuara u kthyen në Hong Kong nga SHBA-të në datat 24 dhe 25 dhjetor. Ato janë liruar me kusht dhe çështja e tyre është caktuar të shqyrtohet më 9 shkurt.

Nëse shpallen fajtore, ato mund të përballen me deri në gjashtë muaj burg dhe një gjobë deri në 642 dollarë. Kompania “Cathay Pacific”, e cila është transportuesi kryesor i Hong Kongut është përballur me pretendimet se ekuipazhi i saj ajror ishte përgjegjës për përhapjen fillestare të Omicron në qytet. Shefja ekzekutive e Hong Kongut, Carrie Lam veçoi javën e kaluar linjën ajrore dhe urdhëroi hetimet për pretendimet se ekuipazhi i saj ajror kishte thyer rregullat e pandemisë.

Në përgjigje, kryetari i kompanisë Patrick Healy thuhet se i tha stafit se mospërputhja e një “pakice të vogël” nuk duhet “të errësojë disiplinën dhe profesionalizmin e jashtëzakonshëm” të shumicës së ekuipazhit të saj ajror. Hong Kongu ka rregulluar vazhdimisht rregullat e tij të karantinës për ekuipazhin ajror, ndërsa ndjek politikën zero të Kinës për Covid-in.

Qyteti shtrëngoi në mënyrë drstike rregulloret e tij pas shfaqjes së Omicron vitin e kaluar, duke çuar në anulimin e shumicës së fluturimeve të planifikuara për pasagjerë dhe mallra në janar të kompanisë. Pilotët e linjës ajrore i kanë thënë më parë “BBC-së” se rregullat kanë ndikuar në shëndetin e tyre mendor dhe kanë vënë një tendosje në jetën e tyre personale dhe një anëtar ekuipazhi tha që ai është “në një gjendje të përhershme karantine”. / abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!