Vdekja e Diego Armando Maradonës i ka trishtuar të gjithë dhe bota e futbollit ndodhet në zi e vajton humbjen e tij.
Të shumta nderimet për legjendën argjentinase, teksa një vendim ka marrë edhe DFB (Federata Gjermane e Futbollit).
Në Gjermani nuk mund të qëndrojnë pa vepruar dhe kanë vendosur t’i bëjnë homazhe Maradonës në sfidat e fundjavës në kampionat.
Të gjithë skuadrat e Bundesliga dhe të divizionit të dytë të futbollit gjerman, do të zbresin në fushë me shirit të zinj në krahë.
Dy finale Botërori ka luajtur Diego Maradona me Argjentinën e tij ndaj kombëtares së Gjermanisë.
Të parën e fituan latinët në vitin 1986, teksa katër vite më vonë triumfuan “Pancerat” në Romë. /abcnews.al