Homazhet për Maradonën/ Trazira dhe “show”, ç’ndodh në Argjentinë e Napoli

schedule20:30 - 26 Nëntor, 2020

schedule 20:30 - 26 Nëntor, 2020

Diego Armando Maradona ende nuk është përcjellë në banesën e fundit, madje edhe kjo është vënë në dyshim për shkak se ai ka firmosur letrat që të balsamohet dhe trupi i tij të ekspozohet. Në Argjentinë me mijëra njerëz kanë shkuar t’i bëjnë nderimet idhullit të tyre.

Nuk kanë munguar edhe trazirat përpara Cara Rosada, ku edhe po zhvillohet ceremonia mortore. Polica ka ndërhyrë për të vënë qetësinë. Njerëzit ishin të zhgënjyer dhe ata patën mundësinë që për tre orë më shumë t’i bënin nderimet e tyre Maradonës. Tashmë arkivoli është hequr, pikërisht për shkak të trazirave.

Edhe në Napoli janë mbledhur rreth stadiumit “San Paolo”, ku skuadra vendase luan kundër Rijeka në Europa League. Tifozët kanë dhuruar spektakël me flakadanë dhe këndojnë për Maradonën. Nuk ka munguar edhe Insigne, i cili para ndeshjes ka lënë edhe një tufë me lule në vendin ku tifozët po bënin homazhe. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!