Homazhet për kryepeshkopin Janullatos/ Nga Mitsotakis, ministra grekë e përfaqësues të komuniteteve fetare, kush pritet të marrin pjesë

schedule11:13 - 28 Janar, 2025

schedule 11:13 - 28 Janar, 2025

Trupi i pajetë i kryepeshkopit Anastas Janullatis ka mbërritur në Shqipëri, teksa do të mbahen homazhe deri të enjten.

Burime nga Kisha Ortodokse, thonë se në homazhe do të jetë kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, së bashku me 5 ministra grekë.

Në homazhe do të marrin pjesë të gjithë mitropolitë e vendit, përfaqësues të komuniteteve të tjera fetare dhe të ambasadave të huaja.

Gjithashtu, nuk do të mungojë një delegacion i Nivelit të Lartë të Vatikanit, përfaqësues nga nivelet e larta nga Kishat e Krishtera në mbarë boten, si dhe Patriku i Izraelit, i Qipros dhe Aleksandrisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!