Homazhe në varrezat e ushtarëve sovjetike, protestuesit polakë sulmojnë me bojë të kuqe ambasadorin rus

schedule13:47 - 9 Maj, 2022

schedule 13:47 - 9 Maj, 2022

Ambasadori rus në Poloni Sergey Andreev është sulmuar me bojë të kuqe teksa po përpiqej të vendoste një kurorë me lule në varrezat e ushtarëve sovjetikë në Varshavë. Andreev ishte në shoqërinë e diplomatëve të tjerë dhe gruas së tij, sipas skynews.

Mijëra njerëz u mblodhën në qendër të kryeqytetit polak të dielën për të protestuar kundër agresionit rus në Ukrainë. Turma marshoi nga Pallati i Kulturës dhe Shkencës drejt Ambasadës Ruse, duke brohoritur dhe mbajtur parulla  në mbështetje të Ukrainës.

Pjesëmarrësit marshuan, duke mbajtur flamuj ukrainas dhe postera të tillë si “Shpëtoni Azovstalin”, “Stop Putinit”, “Stop Luftës”, “Bëhuni trima si Ukraina”, “Ne mundëm nazizmin – tani do ta mposhtim rusizmin”.


Rusia shënoi sot Ditën e Fitores, apo në atë që njihet si mposhtje e Gjermanisë naziste në vitin 1945.

Trupa, tanke, raketa u shfaqen sot në Sheshin e Kuq të Moskës dhe në qytete të tjera të vendit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!