Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Hollanda surprizon në zgjedhjet europiane

schedule09:53 - 24 Maj, 2019

schedule 09:53 - 24 Maj, 2019

Hollanda shënon suprizën e parë të zgjedhjeve europiane. Forcat pro-europiane më në krye kandidatin socialist progresist për presidencën e Komisionit Europian, Frans Timmermans janë fituese të zgjedhjeve europiane që u zhvilluan në 23 maj.

Në një kohë kur humbja e popullaritetit të partisë socialiste në Hollandë konsiderohej si pika e dobët  e kandidatit Timmermans, ai arrin të përmbysë situatën dhe partia e tij PvdA del fituese e zgjedhjeve europiane me 18% të votave. Kjo votë përkthehet me 6 vende në Parlamentin Europian nga 26 vende që i jepen në total Hollandës dhe që i korrespondon dyfishit të rezultatit të zgjedhjeve të 2014.

Partia e kryeministrit liberal Mark Rutte (VVD) ka shënuar një rritje të vogël në këto zgjedhje me 14 % dhe arrin të marrë 4 vende në Parlamentin Europian.

Kryeministri Mark Rutte ka përshëndetur Timmermans për një performancë të shkëlqyer, ndërkohë që ky i fundit e konsideron fitoren e socialistëve në Hollandë si një sinjal të një mazhorance që do të shohë BE-në të  vazhdojë të luajë një rol për zgjidhjen e problemeve që duhen zgjidhur.

Ndërkohë partia e njohur e ekstremit të djathtë me në krye Geert Wilders (PVV) ka humbur në këto zgjedhje  duke marrë vetëm 4% të votave. Por partia e re euroskeptike e Thierry Baudet (FvD)  merr 3 vende në Parlamentin Europian. Një tjetër suprizë e zgjedhjeve europiane në Hollandë është edhe ngjitja e të gjelbërve, që kanë arritur 11% të votave, që përbën 4 %  më shumë se zgjedhjet e 2014. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!