Një film i ri në Francë është kritikuar masivisht për shfaqjen dhe promovimin e teorive të konspiracionit në lidhje me pandeminë COVID-19, raporton euronews.
Politikanët dhe organizatat joqeveritare franceze kanë dënuar filmin “Hold Up”, i cili pretendon se zbulom “gabimet e bëra nga autoritetet më të larta publike”.
Filmi në mënyrë të gabuar arrin në përfundimin se një komplot global ishte formuar nga elitat e botës kundër qytetarëve përmes pandemisë. Shumica e pretendimeve në film janë hedhur poshtë.
Në një shembull, filmi sugjeron që Franca “nuk po zbaton rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe “OBSH thotë se jo të gjithë duhet të mbajnë maska”.
Këshillat në lidhje me shëndetin, të azhurnuara në 20 tetor, kanë nxitur qytetarët që maska të jetë një pjesë e pandashme e jetës së tyre të përditshme.
Në qershor, OBSH-ja gjithashtu këshilloi autoritetet “të inkurajojnë mbajtjen e maskave në situata dhe vende të veçanta”, si pjesë e një qasje gjithëpërfshirëse për të luftuar pandeminë.
Coralie Dubost, zëvëndës presidente, ka dënuar ashpër filmin. “‘Hold Up’ nuk është një dokumentar, nuk është as gazetari, është propagandë konspirative,” shkroi në Dubost në Twitter.
Laetitia Avia, një avokate dhe politikane franceze gjithashtu e quajti filmin shokues dhe faktet i cilësoi të pabaza.
A lire ! Ce thread de @tristanmf sur le “documentaire” complotiste sur la crise sanitaire. Un vrai “hold-up” en effet reprenant fake news sur fake news. Hallucinant. On pourrait en rire si la situation n’était pas aussi grave. https://t.co/1jBYNNfm59
— Laetitia Avia (@LaetitiaAvia) November 12, 2020
“Ne mund të qeshnim me filmin nëse situata nuk do të ishte aq serioze,” shkroi Avia të enjten.
Politikanët dhe personazhe të njohur në Francë kanë promovuar filmin, duke kritikuar qeverinë për politikat e saj shëndetësore gjatë pandemisë.
Hold Up synoi të grumbullonte mbi 180,000 euro për prodhimin e filmit, përmes një fushate të financimit në Ulule. Projekti u finalizua në nëntor dhe mblodhi të gjithë skeptikët dhe teoricienët duke hedhur poshtë masat e marra nga Franca në përgjigje të krizës shëndetësore të koronavirusit.
Dokumentari prej gati tre orësh u drejtua nga ish-gazetari Pierre Barnérias, dhe u prodhua nga Christophe Cossé, i cili e ka përshkruar COVID-19 si gripin sezonal.
Hold Up gjithashtu përmban dëshmi nga personalitete të njohura dhe ish-ministra të qeverisë, përfshirë ish-Ministrin e Shëndetësisë Philippe Douste-Blazy.
“Kriza shëndetësore që po kalojmë është mjaft serioze kështu që nuk ka nevojë të shtojmë më dyshime në këto momente të dhimbshme që po kalojmë,” tha Douste-Blazy në Twitter.
Bashkëthemeluesi i faqes së financimit të Ulule ka thënë gjithashtu se: “Ideja në fillim e filmit ishte që zërat tanë të dëgjoheshin por pasi projekti përfundoi çdo gjë u politizua”, tha Alexandre Boucherot në një deklaratë.
“Shumë shpejt, ne kuptuam se ajo shkoi përtej kornizës që ne kishim supozuar dhe u bë një flamur i teorive të konspiracionit shumë larg nga ajo që mbrojmë.”
Filmi është bllokuar në Facebook dhe në platforma të tjera por traileri mund të shihet në Facebook, Twitter dhe YouTube.
Një version i plotë i dokumentarit që është shpërndarë është parë më shumë se 150,000 herë.
“Dokumentari flet për dyshimet për komplot,” tha Tristan Mendès France, pedagog në Universitetin e Parisit.
“Suksesi i këtij filmi konspirativ mund të shpjegohet me faktin se ai është thjesht i përkryer”. s.ba/abcnews.al