Holandezi “fluturon” përsëri, Verstappen fiton Çmimin e Madh të Brazilit

schedule08:13 - 6 Nëntor, 2023

schedule 08:13 - 6 Nëntor, 2023

Max Verstappen me Red Bull u shpall fitues në Çmimin e Madh të Brazilit në Formula 1. Edhe pse holandezi prej disa javësh ka siguruar titullin e tretë kampion, ai nuk ka toleruar dhe kështu merr fitoren numër 17-të këtë sezon

Pas tij në podium u ngjitën Lando Norris me McLaren dhe Fernando Alonso me Aston Martin. Shoku i skuderisë së Versteppen, Sergio Perez u rendit në vendin e katërt, teksa më pas dolën Stroll, Sainz, Gasly dhe Hamilton. Leclerc i Ferrarit dhe Russell i McLaren nuk e mbyllën garën.
Flamuri i kuq u shfaq që pas xhiron së dytë. Në aksident u përfshinë makina Haas e Kevin Magnussen dhe ajo Alpine e Alexander Albon. Dy makinat u përplasën në kthesën e parë, ndërkohë që në pistë fluturoi edhe një gomë, që pengoi dy makina të tjera. Fillimisht në pistë hyri makina e sigurisë, por më pas u valëvit flamuri i kuq dhe makinat kanë ndaluar në korsinë e bokseve.

Të dyja makinat e përfshira në aksident janë tërhequr nga gara, ashtu sikurse edhe makina Ferrari e Charles Leclerc. Piloti i “Kokëkuqes” doli jashtë piste që në xhiron e formatimit, pa nisur gara, si pasojë e një problem teknik në makinë. E njëjta situatë edhe me makinën Alfa Tauri të Daniel Ricciardo, e dëmtuar.

Pas suksesit të sotëm, Verstappen kryeson renditjen duke qenë se gjithçka për titullin është mbyllur javë më parë, duke lënë pas Perez, Hamilton dhe Sainz. Gara e radhës në Formula 1 do zhvillohet më 19 nëntor për Çmimin e Madh të SHBA-së në cirkuitin e Las Vegas./ h.ll/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!