Për shkak të masave post Brexit, doganierët holandezë sekuestrojnë tashmë paninet me proshutë të shoferëve që vijnë nga Britania e Madhe. Një ngjarje e tillë është dokumentuar nga një shërbim i një televizioni holandez. Agjentë policie me uniformë u shpjegojnë shoferëve dhe kamionistëve të tronditur në terminalin e trageteve të Huk në Holandë, që pas Brexit nuk është më e mundur të transportohen ushqime në Europë: si mish, fruta, perime dhe peshk.
Një kamionist më shumë se i befasuar, me disa panine të mbështjella me letër alumini, u kërkon madje agjentëve që të mbajë të paktën bukën pa proshutën në ‘të. Një nga doganierët, duke qeshur i përgjigjet: Jo, çdo gjë do të konfiskohet. Mirë se erdhët në Brexit, zotëri. Më vjen keq!
Nuk ka asnjë dyshim që këta policë holandezë e kanë shijuar aplikimin e masave të çmendura burokratike të BE-së./abcnews.al