Holandë, policia qëllon një person të armatosur në aeroportin e Amsterdamit

schedule19:51 - 15 Dhjetor, 2017

schedule 19:51 - 15 Dhjetor, 2017

Policia holandeze ka qëlluar një person të armatosur me thikë, i cili kërcënonte pasagjerët e aeroportit “Schiphol” të Amsterdamit. Agresori, që u plagos gjatë të shtënave, është arrestuar më pas nga forcat e rendit. Zona ku ndodhi ngjarja është e mbyllur, ndërsa pjesa tjetër e aeroportit funksionon në mënyrë normale. Sipas mediave vendase, nga sulmi nuk ka mbetur asnjë person tjetër i lënduar përveç autorit. Nuk dihet nëse ngjarja ka lidhje me terrorizmin. Autoritetet kanë hapur një hetim dhe kanë marrë në pyetje agresorin. Situata në aeroport është nën kontroll./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!