Një shtetrrethim kombëtar në Holandë, i vendosur për të mbajtur në kontroll përhapjen e koronavirusit do të përfundojë në 28 Prill, sipas një njoftimi nga kryeministri i vendit. Rutte njoftoi gjashtë masa që do të hyjnë në fuqi në 28 Prill, hapi i parë i madh në rihapjen e vendit.
Sipas njoftimit të kryeministrit, do të lejohen vizitat në shtëpi. Restorantet dhe kafenetë do të jenë të hapura nga ora 12 e pasdites deri në ora 6 pasdite.Duke filluar nga 26 Prilli, studentët do të paraqiten në universitet një herë në javë.
Pjesëmarrja maksimale në funerale nga 50 do të shkojë në 100 dhe gjithashtu do të rifillojnë kurset për patentë./abcnews.al