Holanda pritet të lehtësojë masat anti-Covid

schedule15:18 - 17 Maj, 2021

schedule 15:18 - 17 Maj, 2021

Holanda do të lehtësojë masat anti-Covid këtë javë pasi nivelet e larta të vaksinimit kanë lehtësuar presionin mbi spitalet, tha ministri i shëndetësisë Hugo de Jonge.

Parqet dhe kopshtet zoologjike do të rihapen duke filluar nga e mërkura, ndërsa shërbimi në bare dhe restorante do të zgjatet me dy orë deri në orën 20:00. De Jonge shtoi se hapat e ardhshëm për të lehtësuar bllokimin do të vihen në zbatim tre javët e ardhshme, raporton Reuters.

Holanda ka regjistruar 1,598,164 raste dhe 17,449 viktima që nga fillimi i pandemisë./abcnews.al