Holanda nuk do të shprehet për hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian pa parë fillimisht raportin që do të hartojë Komisioni Evropian. Kështu është shprehur ministri i Jashtëm i Mbretërisë së Holandës, Stef Blok në konferencën e përbashkët për shtyp me homologun shqiptar Ditmir Bushati.
Vazhdojnë të jenë skeptikë për hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Holanda nuk e ka gati një përgjigje as në këtë villim viti pasi presin të shohin raportin e Komisionit Evropian.
“Ne ramë dakord Qershorin e shkuar që të marrim një raport të ri nga KE këtë verë sa i takon versionit që do bëjë Shqipëria për të parë nëse ky progres do jetë i mjaftueshëm për të çelur bisedimet për anëtarësim. Si gurisht pa pasur këtë raport në dorë unë nuk mund të them do asgjë rreth vendimit tonë përfundimtar sepse nëse duhet që të jemi të drejtë duhet të shikojmë progres”, tha ai.
Me këtë deklaratë ministri i Jashtëm holandez nuk e dekurajon homologun shqiptar, Ditmir Bushati, përkundrazi, e fton të arrjnë progresin e kërkuar nga shtetet evropiane. Optimist u shpreh Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati për një vendim pozitiv të Komisionit Evropian dhe vendeve anëtare në Qershor.
“Unë jam shpresëplotë që KE dhe vendet anëtare mbi bazën e logjikës mbi vendimin e logjikës së 2018-s do t’i japin dritën e gjelbër nisjes së bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë”, tha Bushati.
Temë e disktimeve midis dy homologëve ishte edhe migrimi dhe fenomeni i azilkërkimit. Për ministrin holandez orvatje të tilla nga njerëzit do të jenë të pafrytshme në thuajse të gjitha rastet. Ndërsa ministri në detyrë Ditmir Bushati nuk mundi t’i shpëtojë pyetjeve mbi largimin e tij nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme.
“Duhet të kem nderin më shumë se sa një gabim, por periudha e reflektimit ende s’ka filluar por të garantoj që do të jetë i plotë”, tha ai./abcnews.al