Holanda mposhti Bosnjen, sulmuesi “tulipan” rezulton pozitiv pas ndeshjes

schedule21:56 - 15 Nëntor, 2020

schedule 21:56 - 15 Nëntor, 2020

Holanda nuk hasi probleme për të fituar sot 3-1 në Amsterdam kundër Bosnjes. Georginio Wijnaldum (2x) dhe Memphis Depay i dhuruan suksesin “Tulipanëve”, që janë ngjitur në vend të dytë (8 pikë) të grupit 1, me një pikë më pak se Italia kryesuese (po fiton 1-0 ndaj Polonisë).

Ryan Babel nuk u aktivizua në këtë takim. Sulmuesi anësor i Galatasaray ka ndjerë shqetësime shëndetësore para ndeshjes dhe stafi teknik vendosi të mos e grumbullojë. 33-vjeçari ka kryer tamponin dhe përgjigja ka rezultuar pozitive.

 

Van Dijk dhe Ryan Babel

Koronavirusi është shkaku i gjendjes aspak të mirë të lojtarit, i cili ka nisur menjëherë karantinën, duke humbur në këtë mënyrë takimin e ditës së mërkurë kundër Polonisë në Varshavë. /abcnews.al