Holanda i jep dritën e gjelbër Maqedonisë së Veriut, miraton protokollin për anëtarësimin në NATO

schedule20:53 - 12 Nëntor, 2019

schedule 20:53 - 12 Nëntor, 2019

Senati holandez ratifikoi pasditen e sotme protokollin për aderimin e Maqedonisë së Veriut në NATO. Lajmin e konfirmoi ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, përmes një postimi ne rrjetet sociale.

Ndërkaq, protokollin për në NATO do të duhet ta ratifikojnë edhe Franca dhe Spanja dhe pas kësaj Maqedonia e Veriut formalisht do të bëhet anëtarja e 30-të e plotfuqishme e Aleancës së Atlantikut Verior.

Ministrja e Mbrojtjes në Maqedoni, Radmilla Shekerinska deklaroi sot se pritet që deri në fund të nëntorit apo deri në Samitin e Londrës të përfundojë ratifikimi edhe në Francë, ndërsa mbetet vetëm ratifikimi në Spanjë, për të cilën vlerësime më të sakta do të mund të bëhen madje pasi të jetë e qartë qeveria e re.

“Sipas paralajmërimeve, seanca e parë e Parlamentit spanjoll do të jetë në fillim të dhjetorit. Secili spekulim tani, do të jetë vetëm spekulim. Me shumë kujdes i ndjekim ngjarjet, e dërgojmë vazhdimisht porosinë se për ne është shumë me rëndësi, por edhe për rajonin anëtarësimi ynë sa më i shpejtë”, deklaroi Shekerinska./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!