Hohmann: BE ka besim te ju, duhet këmbëngulja dhe vullneti politik i Shqipërisë për të përfunduar reformat

schedule12:46 - 19 Korrik, 2023

schedule 12:46 - 19 Korrik, 2023

Shqipëria është një ndër vendet që me përpjekjet e bëra deri më tani ka arritur shumë në rrugën e integrimit ka thënë ambasadorja e BE-së në vendin tonë Christiane Hohmann.

Ndër të tjera ajo thekson e ka vënë te paketa ndihmëse e BE që pritet të vijë në ndihmë zhvillimit ekonomik në vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Brenda BE ne kemi fonde strukturore ndaj për këtë arsye kryetarja e komisionit evropian bëri një propozim për një paketë rritje për vendet e Ballkanit Perëndimor për rritjen ekonomike, pasi nëse do të lëmë në rastësi duhet një kohë e gjatë. Duhet një shtytje, pasi nuk ka fonde falas, por mbështetja lidhet me kushte, pasi nëse do fondet e BE duhet që të plotësosh disa kushte. Ky është një propozim që po diskutohet me vendet anëtare pasi është pjesë e rishikimit afatmesëm për buxhetin dhe paketa përfundimtare nuk është akoma gati por është një objektiv i deklaruar  i komisionit evropian. Duhet që të garantojmë se ne i kemi njerëzit që duan të përfitojnë nga anëtarësimi”, ka thënë ajo.

Ndër të tjera ajo ka vënë në dukje rëndësinë që ka Shqipëria si anëtarë e OKB në vendimet dhe atë që ndërmerr siç ishte edhe vendimi për të vendosur sanksione ndaj Rusisë dhe duke u renditur përkrahë anëtarëve të përhershme të BE.

LEXO EDHE: “Forcimi i gjyqësorit, bileta për anëtarësim”, ambasadorja e BE: Keni shumë punë për të bërë, mos ndaloni

BE sipas saj e ka besimin që ju mund t’ja dilni, Shqipëria i ka kapacitetet për të ecur me hapa të shpejtë , mjafto vullneti për të çuar përpara reformat.

“Një pikë që kur i hedh një sy rajonit duhet që të theksojmë se Shqipëria për shtete anëtare si anëtare e OKB është anëtare e 28 dhe e çmojmë shumë atë që bën Shqipëria dhe pse nuk është anëtare e përhershme por ne e vlerësojmë shumë njëlloj si shtetet e përhershme anëtare. Është një ndër vendet në rajon që aplikoi sanksionet në Rajon pas sulmit në Ukrainë, Shqipëria e bëri pa parë kostot për këtë I themi faleminderit Shqipërisë. Unë mendoj se ne jemi në rrugën e duhur për të mbushur gotën gjysmë bosh por normalisht duhet shumë punë, nuk jeni vetëm keni të tjerë krahë jush jo vetëm në këshilla por edhe për të ecur krahë jush. BE e ka besimin se ju mund t’ja dilni por Shqipëria i ka kapacitetet për ti bërë shpejt me kusht që të ketë vullnet politik për të çuar përpara reformat. Njerëzit kanë besim te ju dhe herën tjetër kur të vij jo në pozicion zyrtar të shikoj Shqipërinë duke bërë përpara do të kthehem ju premtoj”, ka thënë ndër të tjera ambasadorja e BE-së. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!