Bayern Munchen fitoi kampionatin, Kupën e Gjermanisë dhe tani është fokusuar te Champions League. Bavarezët kërkojnë Tripletën, ndërsa Uli Hoeness, ish-presidenti i rekordmenëve gjermanë, ka sulmuar rivalët e Dortmund në një prononcim për FAZ.
“Nëse Dortmund blen një lojtar të talentuar dhe ky nis e luan ndeshje pozitive, brenda disa muajsh nga vetë klubi ose nga jashtë, menjëherë nis të diskutohet shitja e tij. Dhe unë pyes veten: ‘Si mundet që një lojtar të përthithë 100% ADN-në e një klubi kur vendoset menjëherë në merkato?‘
Te Bayern Munchen nuk arsyetohet në këtë mënyrë, ne nuk e kemi bërë kurrë një gjë të tillë. Nuk blejmë lojtarë për të bërë biznes me ta. Një futbollist i joni duhet të ketë ndjesinë që do të luajë gjithmonë me Bayern Munchen“, deklaron Hoeness. /abcnews.al