Hodhi shtuf tek “Varrezat” në Bathore, 50-mijë lekë gjobë 40-vjeçarit

schedule13:08 - 28 Maj, 2020

schedule 13:08 - 28 Maj, 2020

Një 40-vjeçar me iniciale G.D. është vënë në hetim si dhe është gjobitur me 50 mijë lekë të reja për shkak se është konstatuar duke hedhur material (shtuf) që shkakton ndotje të ajrit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin Nr. 5 proceduan penalisht 40-vjeçarin për veprën penale “Menaxhim i mbetjeve”.

Tashmë materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

“Vijojnë operacionet kundër krimeve mjedisore. Procedohet penalisht një shtetas dhe referohen materialet për kompaninë në të cilën ai ishte i punësuar.

Në vijim të kontrolleve të vazhdueshme për parandalimin e krimeve mjedisore dhe për menaxhimin e mbetjeve, shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr. 5, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake, në vendin e quajtur “Varrezat”, në Bathore, kanë konstatuar shtetasin G. D., duke hedhur material (shtuf) që shkakton ndotje të ajrit.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin Nr. 5 proceduan penalisht për veprën penale “Menaxhim i mbetjeve”, shtetasin G. D., 40 vjeç, banues në Tiranë, si dhe u referuan materialet për kompaninë në të cilën ishte punësuar ky shtetas.

Nga ana e Policisë Bashkiake u vendos masa e gjobës 50 mijë lekë të reja.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!