Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Hodhi qesen në tokë dhe tentoi t’ia mbathte, arrestohet 32-vjeçari! Çfarë iu zbulua

schedule15:40 - 18 Qershor, 2020

schedule 15:40 - 18 Qershor, 2020

Një 32-vjeçar me iniciale E.P. nga Tirana është arrestuar nga policia pasi është arrestuar nga policia pasi akuzohet për trafik të lëndëve narkotike në doza të vogla.

Në momentin e ndalimit atij i janë sekuestruar qeset ishin të mbushura me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa, me peshë 342 gr dhe një aparat celular.

Ai ka tentuar të hedhë qeset në tokë dhe largohet por është vënë në pranga nga blutë e kryeqytetit.

“Finalizohet operacioni “Korrieri”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Vihet në pranga 1 shtetas, për shpërndarje të lëndëve të narkotike në doza të vogla.

Sekuestrohen 342 gr. lëndë narkotike cannabis sativa.

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative finalizuan me sukses operacionin e koduar “Korrieri”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

P., 32 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë operacionit, punonjësit e Policisë e kanë konstatuar shtetasin E. P., në rrugën “Ndre Mjeda”, duke mbajtur në dorë qese në të cilat dyshohej se kishte lëndë narkotike. Ky shtetas, sapo ka parë shërbimet e Policisë i ka hedhur qeset në tokë dhe ka tentuar të largohet, por është kapur nga punonjësit e Policisë.

Pas kontrollit, shërbimet kanë konstatuar se qeset ishin të mbushura me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa, me peshë 342 gr. (një pjesë e ndarë në 207 qese të vogla farmaceutike), e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me 1 aparat celular.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, njofton policia./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!