Hodhi nga dritarja e automjetit, çantën ku mbante një pistoletë, fishekë, kapet 40 vjeçari në Tiranë

schedule13:19 - 7 Qershor, 2023

schedule 13:19 - 7 Qershor, 2023

Një 40 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi akuzohet për armëmbajtje pa leje dhe municion luftarak.

Sipas policisë mësohet se në kuadër të operacionit të koduar “Flagranca”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje është bërë e mundur kapja e Mario Nikës, 40 vjeç, i cili hodhi nga dritarja e automjetit, çantën ku mbante një pistoletë, fishekë dhe një palë pranga, kur pa punonjësit e Policisë, kapet dhe vihet në pranga 40-vjeçari.

Sekuestrohen arma e zjarri pistoletë, municion luftarak dhe një palë pranga si të Policisë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në inteligjencën informative për një shtetas që qarkullonte i armatosur në rrugën “5 Maji”, menjëherë kanë organizuar operacionin policor të koduar “Flagranca”, për kapjen e tij.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, armën e zjarrit pistoletë, municionin luftarak dhe një palë pranga si të Policisë, që u gjetën në çantën që ky shtetas hodhi në tokë, për të shmangur përgjegjësinë ligjore. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!