Hodhi në ajër familjen me foshnjen 3-muajshe, Ajas Sulejmani mori në krah vajzën e tij dhe u zhduk pas aksidentit: Akuzat, gjoba dhe heqja e patentës

schedule12:07 - 9 Maj, 2022

schedule 12:07 - 9 Maj, 2022

Pasi përplasi familjen Konomi, të cilët ishin duke ecur në vijat e bardha në rrugën e “Kavajës”, 39-vjeçari Ajas Sulejmani, tërësisht i droguar në timon ka marrë vajzën e tij të mitur që kishte në makinë. Më pas ai ka marrë edhe diçka në kroskotin e makinës dhe më pas u larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Pasi u kap nga policia në spital, Sulejmani është shprehur se kishte vajzën të sëmurë prandaj edhe po shpejtonte, por ky justifikim nuk i ka bindur policët, të cilët i kanë listuar atij tre vepra penale: “Shkelje e rregullave te qarkullimit rrugor”, “Largim nga vendi i aksidentit” dhe “Drejtim mjeti ne menyre te parregullt”.

Lexoni KËTU gjithçka mbi aksidentin e djeshëm

Mësohet se pas testit, Sulejmani nuk kishte pirë alkool, ndërkohë që testi tjetër, ai i drogës e nxirrte pozitiv. Ai rezulton se kishte nën efektin e hashashit teksa drejtonte makinën. Gjatë gjashtë viteve që kishte marrë patentën, Sulejmani ishte gjobitur tetë herë nga policia.

Herën e fundi tai ishte shoqëruar edhe në komisariat për t’u liruar pak orë më pas.

Krahas heqjes së patentës për 24 muaj dhe akuzave, Sulejmani është gjobitur edhe me 105 000 lekë, ndërkohë që i janë hequr edhe 15 pikë nga patenta. /abcnews.al