Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Hodhi armën nga makina për t’i shpëtuar policisë, arrestohet 28 vjeçari nga Mamurrasi

schedule09:55 - 16 Shtator, 2023

schedule 09:55 - 16 Shtator, 2023

Një 28 vjeçar nga Mamurrasi është arrestuar për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit.” Mësohet se ndalimi i tij u bë i mundur në afërsi të fshatit Shëmri të Kurbinit, pasi policia sinjalizoi automjetin me të cilin udhëtonte që të ndalonte.

Pasi ka konstatuar shërbimet e policisë, i riu ka hedhur nga dritarja e mjetit një pistoletë me fishekë në të, të cilën e posedonte pa leje. Nga të dhënat, rezultoi se 28 vjeçari ishte dënuar edhe më parë për armëmbajtje pa leje. Sakaq, 4 pasagjerët në makinë u proceduan për moskallëzim krimi.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!