Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Hodhën mbetje hidrokarburesh në lumin Gjanica, procedohen tre punonjës në Fier

schedule09:36 - 27 Tetor, 2023

schedule 09:36 - 27 Tetor, 2023

Tre persona janë proceduar penalisht për ndotjen e lumit Gjanica. Policia njofton se tre të proceduarit, punonjësit të dy kompanish private me aktivitet në fushën e hidrokarbureve hodhën mbetje në lumë.

Nga hetimet rezulton se 2 kompanitë ku janë punonjës përgjegjës këtashtetas, nëpërmjet aktivitetit të tyre në fushën e hidrokarbureve, kanë ndotur ujërat e lumit, pasi kanë shkarkuar aty mbetjet e këtyre lëndëve.

Si rezultat u proceduan penalisht një 34 vjeçar me detyrë drejtor i Qendrës së Prodhimit të Naftës në Fier; një 35 vjeçar, me detyrë përgjegjës i Sektorit të Dekantimit në një kompaninë private në Patos; si edhe një tjetër 61 vjeç, me detyrë drejtor i operacioneve të hidrokarbureve, në një kompani tjetër private./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!