Hodhën emigrantët në det duke shkaktuar 5 viktima, arrestohen 3 persona në Spanjë

schedule15:15 - 18 Mars, 2024

schedule 15:15 - 18 Mars, 2024

Policia spanjolle ka arrestuar tre persona të akuzuar për hedhjen e emigrantëve në det, duke bërë që pesë prej tyre të mbyten në brigjet e Cadiz në Spanjë nëntorin e kaluar.

Sipas Ministrisë së Brendshme, dy burra dhe një grua u arrestuan në rajonin Algeciras me akuzën se i kishin detyruar emigrantët, duke i kërcënuar me thikë, të hidheshin në det në një vend me rryma të forta, megjithëse e dinin se shumë prej tyre nuk dinin not.

Gjithashtu dyshohet se tre të dyshuarit janë anëtarë të një organizate kriminale.

Policia, tha se në bord ndodheshin të paktën 37 emigrantë, të cilët kishin paguar nga 3,000 deri në 12,000 euro secili për t’i çuar nga Kenitra, Marok, në Kadiz. Edhe pse jo larg Marokut, Kadizi nuk është një destinacion i zakonshëm për emigrantët, sepse deti shpesh është i trazuar në këtë zonë të Atlantikut.

Për më tepër, anijet mund të dallohen lehtësisht për shkak të afërsisë me Gjibraltarin, i cili monitorohet nga afër.

Numri i emigrantëve që mbërritën në Spanjë me varka në dy muajt e parë të vitit është katërfishuar (13,485) krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Sipas grupit të të drejtave të njeriut Walking Borders, 6618 njerëz kanë vdekur në det duke u përpjekur për të arritur në Spanjë në 2023.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!