“Ho me ça tha?” Përgjimet e reja nga Hipoteka: O Tano gjithë ky lek rrugëve, a ke lujt mendsh?

schedule15:55 - 29 Korrik, 2021

schedule 15:55 - 29 Korrik, 2021

Gjykata e Posaçme ka caktuar masat e sigurisë për zyrtarët e Hipotekës. Gazment Canaj, Admir Burri dhe Neritan Bablusha janë lënë në burg, me akuzën e ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike. Panol At Nikolla më detyrë punonjës i Drejtorisë Vendore të ASHK Tiranë është pezulluar nga detyra me akuzën e korrupsionit pasiv.

Lexo edhe: “Qite se ke 2 mln në dorë”, zyrtarët i bëjnë faturën qytetarit: Kaq do drejtori, kaq ne, ik i qetë tashi…

Në dosjen e siguruar nga gazetari Ermal Vija, Abcnews.al zbardh një tjetër episod ku të përfshirë në ndikim të paligjshëm për sigurimin e certifikatave të pronësisë janë Gazment Canaj dhe Neritan Bablusha. Bëhet fjalë për rastin e cilësuar nga prokuroria si “Shati” që interesohet Gëzim Bazha.

Lexo edhe: “Kam gurin dhe arrën në dorë”, përgjimet si ranë në rrjetë zyrtarët e Kadastrës: “Çun”, mori fund…

Prokuroria thotë se në 29 Prill Gazment Canaj ndërsa nis të bëjë një telefonatë, dëgjohet në biseda ambintale me një person tjetër duke thënë “Barbara i kishte thënë që donte 5 mijë euro, për te hipoteka, por dyshoj se mos i ka prishur lekët e burrit të huaj”.

Në datë 9 Maj, prokuroria ka përgjuar një tjetër bisedë mes Gazment Cakajt dhe Gëzim Bazhës.

Biseda e përgjuar;
Gëzim Basha:
Ho me ça tha?
Gazment Canaj: Hic me, gjer të premten më tha ta jap në dorë.
Gëzim Basha: Po pra, ashtu më tha dhe mua, amon më ler cikë kohë.
Gazment Canaj: Unë ti pruna lekët për burrni, mbaj thash, lekët nëse e ke të sigurt, ke bo be cunin thash, do ulemi edhe njëherë nesër të pim kafe me Gëzimin.

Në datë 25 Maj zhvillohet një tjetër bisedë mes Gazment Canajt dhe Neritan Bablushës.

Biseda e përgjuar;

Gazment Canaj: O Tano po këna gjith këtë lek rrugëve o Tan. Po na flliq me shokët o vëlla, na vjen turp ti rri te lokali o vlla, vjen tjetri atje, e di sa turp më vjen.

Neritan Bablusha: Po s’kemi pse ti lomë lekët rrugëve, a ke lujt mendsh.

Në vazhdën e bisedave për regjistrimin e pronës në Kadastër, Neritan Bablusha telefonon Gëzim Bazhën.

O sot në drekë vëllai tat, ka ora 3 e gjys 4, ose nesër mjes kur të vij nga puna do të bie haberin e mirë për atë punën tonë që ken ato, po mos u nis fare me ato…Se mrom kemi qene deri ne 12 notes bashke me atë” shprehej Neritan Bablusha./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!