Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov është kritikuar nga Izraeli pasi pretendoi se lideri nazist Adolf Hitler kishte gjak hebre.
I pyetur për përpjekjet e Kremlinit për të “denazifikuar” Ukrainën, Lavrov i tha kanalit italian të lajmeve Zona Bianca se Ukraina mund të kishte ende elementë nazist edhe nëse disa figura, përfshirë presidentin e vendit, ishin hebrenj.
“Pra, çka nëse Zelenskyy është hebre? Fakti nuk i mohon elementët nazistë në Ukrainë. Unë besoj se Hitleri gjithashtu kishte gjak hebre,” tha ai.
Pas komenteve, ministri i jashtëm izraelit Yair Lapid e quajti deklaratën e Lavrov “të pafalshme, skandaloze dhe një gabim historik të tmerrshëm”.
“Hebrenjtë nuk e vranë veten në Holokaust” tha Lapid. “Niveli më i ulët i racizmit kundër hebrenjve është të fajësosh vetë hebrenjtë për antisemitizëm”, shtoi ai. /abcnews.al