Historiku i Ditës së Rinisë

schedule16:11 - 8 Dhjetor, 2017

schedule 16:11 - 8 Dhjetor, 2017

8 dhjetori është përcaktuar si festë kombëtare. Vendimi që mori Kuvendi i Shqipërisë në vitin 2009 kishte për qëllim përkujtimin e lëvizjes studentore të dhjetorit të 27 viteve më parë të cilët hodhën hapin e parë drejt vendosjes së pluralizmit në vendin tonë.

“E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, ishte thirrja e 27 viteve më parë që do të mbahej mend gjatë si slogani që frymëzoi shumë shqiptarë për të hedhur një hap të madh drejt ndryshimit të sistemit.


Në 8 dhjetor të vitit 1990 një grup studentësh e pedagogësh të Universitetit të Tiranës të cilëve iu bashkuan edhe banorë të kryeqytetit nisën protestat paqësore në qytetin studenti. Fillimisht bojkotuan mësimin. Kërkesat e para u bënë për ndërprerjen e energjise elektrike, kushtet e vështira ekonomike që po kalonte Shqipëria në ato momente, kushtet tepër të vështira që kishin studentët në konvikte e në shkolla.Policia reagoi ndaj protestuesëve duke përdorur edhe dhunë. Pas kësaj studentët reaguan me kërkesa të tjera, ata kërkonin dënimin e dhunuesëve të studentëve dhe lejimin e pluralizmit. Ngjarjet pasuan njëra tjetrën deri në rrëzimin e pushtetit monist.


Këtu u shënjua lindja e demokracisë në Shqipëri. Diktatura komuniste nuk e kishte më fuqinë ta mbante të izoluar Shqipërinë. Ajo epokë mbaroi duke i hapur rrugën ekonomisë së tregut të lirë dhe vendosjes së pluralizmit në vendin tonë.


Këto ndryshime të mëdha që nisën në dhjetorin e 27 viteve më parë bënë që data 8 të hynte në histori si dita kombëtare e rinisë.
Në vitin 2009 Kuvendi i Shqipërisë vendosi ta përkujtojë si festë kombëtare në nder të studentëve dhe rinisë shqiptare që besuan dhe shpresuan se Shqipëria duhet të bëhet si gjithë Evropa./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!