Qendrimet e qeverisë nga mbyllja tek rihapja e kazinove: Si u rikthye “marrëzia”

schedule15:56 - 10 Shtator, 2020

schedule 15:56 - 10 Shtator, 2020

Ishte mesdita e 9 tetorit, kur pas një mbledhjeje të zakonshme qeverie, kryeministri njoftoi një vendim drastik.

“Në territorin e Republikës së Shqipërisë nuk do të ngrihet më asnjë qepen për baste. Do të pushojnë së funksionuari të gjithë kazinotë elektronike, ndryshimi i sotëm përfshin edhe bastet sportive si dhe çdo lloj basti”, deklaroi ai.

Të gjithë muajin tetor e shpenzoi duke argumentuar të mirat e këtij vendimi, i cili do të përfshinte dhe bastet në internet.

“E vërteta është që do të mbyllen të gjitha. Dhe ne kemi ngritur grup ekspertësh për të bllokuar edhe bastet online që janë jashtë”.

Gjatë shqyrtimit në Kuvend, kryeministri njoftoi se deputetët ishin kërcënuar, edhe pse asnjë kallëzim nuk u bë në prokurori për këto pretendime.

“Jam shumë i keqardhur që një pjesë e deputetëve janë kthyer në shënjestër e një sulmi vulgar mesazhesh të orkestruara nga burgu 313”.

Në të njëjtën seancë plenare, Rama tregoi me shifra se sa i rrezikshëm ishte bixhozi.

“68 % e lojtarëve aktive të basteve kanë nisur aktivitetin në moshën 10 vjec deri në 15 vjeç. Si rrjedhojë e këtij stresi 1 në 4 lojtarë pranojnë se u ka shkuar në mendje të vrasin veten”.

Në 25 tetor 2018 Kuvendi miratoi mbylljen e të gjitha lojërave të fatit.

“I dënuar për shfrytëzim prostitucioni, i dënuar për trafik ndërkombëtar droge, këto janë skedat penale të pronarëve të kompanive të basteve”, ka deklaruar Rama.

Ato nuk do të hapeshin më dhe familjen do të ishin të lumtura larg këtij vesi shkatërrimtar.

Ligji i qeverisë lejonte hapjen e kazinove vetëm në hotele me 5 yje në zonat turistike, që siç shprehej kryeministri në janar të 2019-ës, Tirana nuk përfshihej.

Pas miratimit të këtij ligji, qeveria nisi operacionin policor “Fundi i marrëzisë”, që vuri pas hekurave dhjetëra persona që hapnin fshehurazi lojërat e fatit.

Për dy vjet, rihapja e kazinove nuk u çua ndërmend… deri tani, 7 muaj para zgjedhjeve.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!