Historike: Festë në Maliq, juglindorët ngjiten në Kategorinë e Parë

schedule17:28 - 16 Maj, 2021

schedule 17:28 - 16 Maj, 2021

Maliqi do të luajë në Kategorine e Parë sezonin e ardhshëm. Skuadra juglindore fitoi sot 4-0 kundër Këlcyrës. Ndoci, Trëndafili, Kame dhe Muçollari ishin autorët e golave të suksesit me “poker”.

 

Rezultatet e sotme

Triumfi i sotëm e ka ngjitur Maliqin në kuotën e 63 pikëve në krye të grupit B të Kategorisë së Dytë. Butrinti ndjekës numëron 59 pikë, teksa ka mbetur për t’u luajtur edhe një javë kampionat.

 

Renditja e grupit B

Fitore shtëpiake arritën edhe Devolli e Tepelena. Të parët mposhtën 2-0 Delvinën, ndërsa ekipi tepelenas triumfoi 3-1 kundër Përmetit. Tre pikët edhe për Gramozin, që fitoi 1-0 ndaj Memaliajt.

Labëria ishte skuadra e vetme që fitoi në transfertë. 0-2 përfundoi ndeshja e luajtur në Kuçovë kundër Naftëtarit vendas. Përballja tjetër, Skrapari-Albpetrol u mbyll në barazim 2-2.

Ndërkohë, sot u luajt edhe një takim i grupit A. Shkumbini, që ka siguruar rikthimin në Kategorinë e Parë, ia doli të thyejë Valbonën. Ndeshja prodhoi 6 gola dhe përfundoi me fitoren 4-2 të ekipit vendas. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!