Historike/ 62-vjeçari shqiptar fiton medalje ari në xhudo. “Veteranët” 3 medalje në Ballkaniadë 

schedule12:01 - 31 Tetor, 2023

schedule 12:01 - 31 Tetor, 2023

 

Të ftuar në “Abc-në e Mëngjesit”  ka qenë të ftuar Agron Kryekurti (xhudist), Drin Shkreta (xhudist) , Shkurt Çelhuj (traiener) dhe në lidhje skype, Ilir Tafa (xhudist), sportistë që kanë shkëlqyer në disiplinën e tyre.

Këta sportistë kanë arritur të fitojnë 3 medalje në kampionatin ballkanik të moshës +30.

Sportisti, Agron Kryekurti, 62-vjeçar u shpreh se nuk ka shumë vite që merret me xhudon.

Trajneri Shkurt Celhaj, tregon se ata kanë marrë pjesë në gara madhore në sportin e xhudos dhe ka parë që veteranët e vjetër kanë pasur një karrierë shumë të mirë në këtë sport.

Ai shton po ashtu se ky sport nuk mbaron kurrë, pasi ka garuese të moshës edhe 75-vjeçare, që janë ende në fortë.

Sipas tij 62-vjeçari, Agron Kryekurti ka një formë fizike, e cila i premton edhe 10 vite të tjera në këtë sport./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!